LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Gjithçka varet prej BDI-së

OBRM-PDUKM: Gjithçka varet prej BDI-së

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, i shoqëruar nga funksionarë tjerë të partisë së tij, sot ka realizuar takim me ministrin shtetëror të Britanisë, Alan Dancan së bashku me ambasadorin e Britanisë në Maqedoni, Charles Garett. Në këtë takim është biseduar për situatën e krijuar pas zgjedhjeve dhe negociatat që po zhvillohen me LSDM-së dhe BDI-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak se jemi vend multietnike ka një rregull që në të kaluarën partitë shqiptare kanë kërkuar që të jetë ligj, jo vetëm parim. OBRM-PDUKM-ja atëherë deklaroi se është më mirë që të mbetet në parim, për shkak se është e jashtëzakonshme që të bëhet ligj, ky është ai parimi që “fituesi te partia shqiptare dhe ai te partia maqedonase të formojnë qeveri”. Në këtë temë kemi pasur konferenca për shtyp dhe intervista, sidomos që edhe bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që të jetë parim. Vetë kryetari i BDI-së ka deklaruar se nëse nuk merret në qeveri partia fituese tek shqiptarët do të bëhet defaktorizimi i shqiptarëve. Tani për herë të parë erdhi situata kthyese, tani gjithçka varet prej BDI-së se çfarë qeverie do të ketë në të ardhmen”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.


Nga kjo parti thonë se situata aktuale politike duhej të zgjidhej me zgjedhjet e fundit parlamentare, në të cilat ata morën 51 deputetë, ndërsa oponentët e tyre 49 deputetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori