LAJMI I FUNDIT:

Noterët kundër përfshirjes së avokatëve në procedura noterie

Noterët kundër përfshirjes së avokatëve në procedura noterie
Image: 0041342966, License: Rights managed, Property Release: No or not aplicable, Model Release: No or not aplicable, Credit line: Profimedia.com, LOOK-foto

Noterët në Republikën e Maqedonisë konsiderojnë se duhet të kthehen vendimet e Ligjit nga viti 2007 kur atëherë dispozita e përfshrjes së avokatëve nuk ka ekzistuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre ligji për noteri që hyri në fuqi në fillim të vitit në mënyrë të panevojshme ndërlikon procedurat e caktuara tek noterët me pjesëmarrje të detyrueshme të avokatëve.


Me këtë qëndrim pajtohet edhe përfaqësuesi i Unionit Ndërkombëtar të Noterëve Richard Book, i cili theksoi se edhe pse është e shkurtë koha për vlerësime të ndikimit nga zbatimi i këtij Ligji, megjithatë nga dispozitat mund të shihet se ato e komplikojnë dhe shtrenjtojnë procedurën dhe me me to, siç tha, nuk pajtohen shumë organizata, institucione, por edhe vetë avokatët, nëse merret merret qëndrimi i Odës së Avokatëve si trup.

Për shembull një lëndë nga e drejta e trashëgimisë e cila vendoset te noteri. Nëse ka 12 pasardhës secili duhet të ketë avokat të veçantë, ashtu që do të ketë procedurë me 12 avokatë. Kjo pak është e tepruar dhe e panevojshme, shtrenjtohet procedura, veçanërisht kur punët nuk janë kontestuese”, tha i në tryezën e sotme të rrumbullakët me temë “Zhvillimi dhe puna e noterisë në Republikën e Maqedonisë dhe kontributi i tij për realizimin e sistemit më efikas juridik dhe siguri juridike”.
Kryetari i Odës së Noterëve të Maqedonisë Vasil Kuzmanovski tha se noteria është njëri ndër faktorët më kryesor në funksionimin e sistemit juridik dhe sigurisë në Republikën e Maqedonisë.

Ish-ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski, duke cituar të dhëna për punën e noterëve në 10 vitet e kaluara theksoi se kanë punuar në pothuajse 14 milionë lëndë, si akte noteriale, verifikime dhe konfirmime, urdhërpagesa, lëndë trashëgimtar dhe se noteria me to është konfirmuar si shërbim i respektuar juridik i cili u është përgjigjur me sukses dhe cilësi autorizimeve të besueshme dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm për sistem më efikas juridik dhe siguri juridike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori