LAJMI I FUNDIT:

Një film për jetën dhe veprimtarinë e themeluesit të McLarenit (Video)

Një film për jetën dhe veprimtarinë e themeluesit të McLarenit (Video)

Bruce McLaren ishte vozitës entuziast i makinave të shpejta, që la pistat e garave për të ndërtuar perandorinë e prodhimit të super-veturave.

Kompania që trashëgoi mbiemrin e tij, u bë lider për krijimin e makinave dhe pjesëve moderne, që e ndryshuan mënyrën e vozitjes përgjithmonë, transmeton Telegrafi.


Për prodhuesin britanik është krijuar një film që bazohet në jetën dhe veprimtarinë e tij të bujshme.

Miqtë dhe familjarët do të rrëfejnë të gjithat për të, deri në përfundimin e dhimbshëm se si u nda nga jeta.

“Ndjej se jeta matet me të arritura, e jo vetëm me vite”, është thënia që e përmbyll videon e shkurtër që paralajmëron filmin. /Telegrafi/