LAJMI I FUNDIT:

“New York Times”: Pesë vendet më të mira për t’i vizituar në Prishtinë

“New York Times”: Pesë vendet më të mira për t’i vizituar në Prishtinë

Se Prishtina është vend i mrekullueshëm dhe atraksion turistik, këtë nuk e mohon askush! Por, Prishtina sot ka marrë vëmendje të veçantë, pasi që një artikull i gazetës prestigjioze “New York Times”, i është dedikuar veçanërisht kryeqytetit tonë, transmeton Telegrafi.

“Prishtina është e mrekullueshme. Me një popullsi prej 200,000 banorëve, kryeqyteti i Kosovës është gjithashtu qendra e popullsisë më të re në Evropë; mosha mesatare në Kosovë është 28 vjeçare. Vorbulla e këtij destinacioni energjik mbetet sheshi “Nënë Tereza”. Duke rrezuar nga shëtitoret, i emëruar sipas murgeshës së posa shenjtëruar shqiptare dhe i pasuruar me hotelin “Grand Hotel” të epokës së Jugosllavisë dhe me Teatrin Kombëtar, sheshi i kryeqytetit është i mbushur me kafene, butikë, lokale dhe njihet ndërkombëtarisht si vendi më ‘cool’ në Ballkan”, shkruan në paragrafin hyrës Alex Crevar.


Alex, në artikullin e tij dedikuar Prishtinës, ka përpiluar një listë me pesë vendet më të mira që duhet vizituar në Prishtinë.

Të parën e ka renditur lokalin “Soma Book Station”, duke e përshkruar si hapësirë të shfrytëzueshme për shumë qëllime, si restaurant, bar, disko vikendi etj.

Armend Nimani për “New York Times”

Veç kësaj, ai ka përmendur edhe lokalin tjetër të hapur këtë vit, “Tartine”, duke mos harruar t’i cekë çmimet e lira të shërbimeve që i ofron lokali. Pra, si çdo herë tjetër, turistëve ndërkombëtarë gjithmonë u bien në sy çmimet e lira të shërbimeve të ndryshme në tërë Kosovën, transmeton Telegrafi.

Armend Nimani për “New York Times”

Përveç lokaleve, Alex Crevar ka përshkruar për botën edhe Muzeun Etnologjik, i cili shërben si shtëpi e shumë gjërave, të cilat u dhurojnë njerëzve një pikëpamje të asaj se si ka ndryshuar kultura dhe stili i popullatës shqiptare ndër vite.

Armend Nimani për “New York Times”

Syrin e Crevarit e ka kapur edhe studioja e Yllka Bradës, ku më së shumti, siç e cekëm më lart, ia kanë tërhequr vëmendjen çmimet e lira të kreacioneve elegante, të cilat, siç thotë ai, do të kushtonin mijëra euro më shumë nëse do të ishin në Evropën Perëndimore.

Armend Nimani për “New York Times”

Dhe për fund, ai ka përmendur restaurantin vegjetarian “Babaghanoush” – i cili produktet e veta ushqimore i blenë çdo ditë në ‘Tregun e Gjelbër’.

Artikullin e plotë të New York Times-it për Prishtinën, mund ta lexoni duke KLIKUAR KËTU. /Telegrafi/