LAJMI I FUNDIT:

“Milosheviçi është gjallë, arkivoli në funeralin e tij ishte bosh”!

“Milosheviçi është gjallë, arkivoli në funeralin e tij ishte bosh”!

Ish-presidenti serb, Slobodan Milosheviç, është i gjallë dhe arkivoli në funeralin e tij ishte bosh, ka thënë admirali kroat në pension Davor Domazet – Losho.

Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ai, së bashku me dy gjeneralë të tjerë kroatë, gjithashtu në pension, janë mbledhur në Asamblenë e Përgjithshme të Kroacisë për të mbajtur leksione, të cilat sipas medieve serbe janë skandaloze.


Megjithatë sipas medieve serbe, Domazet-Losho nuk ishte mjaft i sigurt për atë nëse Milosheviç është, por ka thënë se nuk është e garantuar se ai është varrosur nën një bli në Pozharevc.

“Arkivoli në funeralin e Milosheviçit, i varrosur në vitin 2006, ishte bosh”, ka thënë ai.

Çfarë tjetër është dëgjuar nga këto leksione, nuk është vetëm kjo. Sipas medieve serbe aty është thënë edhe se Tito ishte një agjent rus. /Telegrafi/