LAJMI I FUNDIT:

LeBron James kërcënon me largim nëse nuk bën përforcime Cleveland

LeBron James kërcënon me largim nëse nuk bën përforcime Cleveland

Pas dështimit në finalet e play off-it, skuadra e Cleveland cavaliers ka nisur të bëjë analizën e humbjes. Kjo është skuadra më e fortë në Lindje, pa asnjë dyshim, por përballë Golden State ekipi i Cavaliers tregoi limitet.

Ndërkohë që, tavani i blerjeve për skuadrën kampione të Lindjes e pengon që të bëjë manovra të mëdha nga 1 korriku, kur hapet afati kalimtar.


Drejtuesit e ekipit po përpiqen të bëjnë maksimumin për të sjellë te skuadra lojtarë të rinj dhe të perspektivës, duke alternuar edhe ndonjë emër me përvojë, për të kënaqur LeBron James. Ai është ankuar gjithnjë se skuadra nuk ka stol të fuqishëm, që të mbështesë ashtu si duhet titullarët kur ata pushojnë.

Skuadra do të vazhdojë të drejtohet nga Tyron Lue, që ka ende edhe 4 vite kontratë, por problemi më i madh janë përforcimet e duhura me financat që skuadra ka në dispozicion.

LeBron James, Kyrie Irving dhe Kevin Love nuk pritet të largohen, por kanë vënë kushte, që kërkojnë disa përforcime të vlefshme. Por duket qenë se pagat e lojtarëve që janë aktualisht nën kontratë kanë kapur tavanin e lejuar, skuadra mund të afrojë vetëm lojtarë të vjetër, të cilëve mund t’u ofrohet një kontratë minimale.

Ose të afrojnë një yll si Paul George, që rrezikon të ikë nga Indiana “free” pas një viti, kur i përfundon kontrata. Ndaj LeBron duhet mbështetur, në të kundërt mund të largohet drejt Los Angelosit, ku mund t’i ofrohet një super-rrogë dhe një ekip për të dueluar sërish për titull. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori