LAJMI I FUNDIT:

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Sipas një raportimi nga mediumi gjerman TZ, Bayern Munichu ka kthyer fokusin e tyre tek trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, si kandidati numër një për të zëvendësuar Thomas Tuchel i cili do të largohet këtë verë.

Marrëveshja mund të zyrtarizohet jo më larg se këtë javë, në rast se çdo gjë shkon sipas planit.

Sipas raportimit, Rangnick është i gatshëm të dëgjojë ofertën e Bayernit. Një takim tashmë është mbajtur mes tij dhe drejtuesve të klubit, Max Eberl dhe Christoph Freund.


Rangnick dhe Freund kanë një marrëdhënie të shkëlqyer mes vete pasi kanë punuar së bashku tek RB Salzburg, dhe tekniku austriak mund të jetë i gatshëm që të largohet nga projekti i tij me kombëtaren, dhe të drejtojë Bayern Munichun.

Rangnick ka gjithashtu një numër të madh të mbështetësve, ku njëri prej tyre është edhe Karl-Heinz Rummenigge, i cili thuhet se është një tifoz i kësaj lëvizjeje.

Duke marrë parasysh se shefat e Bayernit duket se do t’i nënshtrohen një rinovimi të madh të ekipit, Rangnick mund të jetë njeriu i duhur për ta udhëhequr ekipin.

Kujtojmë se para se të merrte postin tek Austria, Rangnick kishte drejtuar ekipin e Manchester United, por aty aventura e tij ishte një dështim i madh pasi ai kishte regjistruar përqindjen më të ulët të fitoreve në histori të klubit.

Në 29 ndeshje sa ishte në krye, Rangnick mori 11 fitore, pati 10 barazime dhe tetë disfata, duke shënuar 37 gola dhe duke pësuar 37, dhe duke bërë kështu që të fitojë vetëm 37.93 për qind të ndeshjeve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori