LAJMI I FUNDIT:

Kosova pret lirimin e Haradinajt

Kosova pret lirimin e Haradinajt

Ndalimi i liderit të AAK-së Ramush Haradinajt pritet të marrë fund nesër në seancën e tij të radhës në Colmar të Francës. Haradinaj, i cili po mbahet në ndalim në shtetin francez, nga 4 janari i këtij viti në bazë të aktakuzave të vitit 2004 nga shteti serb akuzohet për kinse krime të kryera ndaj komunitetit serb dhe atij rom.

Mirëpo, ashtu siç ka thënë edhe mbrojtja e liderit të AAK-së, në seancën e tij të fundit edhe njohësit e çështjeve juridike në Kosovë përsërisin se ato janë akuza të fabrikuara dhe tashmë është argumentuar kjo gjë, shkruan “Zëri”.


Madje, sipas njohësve të politikave të BE-së, edhe gjykata franceze tashmë e ka të qartë rastin e ish-komandantit të UÇK-së dhe nuk pritet të ketë vonesa të mëtejshme. Se ish-kryeministri i Kosovës pritet të lirohet thonë edhe njohësit e çështjeve juridike dhe kushtetuese.

Ndërkaq në AAK kanë thënë për “Zërin” se nëse drejtësia vendos Haradinaj të enjten do të kthehet në Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori