Kosova është shteti më i ri anëtar i organizatës Egmont Group të Njësive të Inteligjencës Financiare (Egmont Group of Financial Intelligence Units). Egmont Group është organizatë ndërkombëtare me 152 njësi të inteligjencës financiare të specializuara në luftimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se kjo është një tjetër e arritur e rëndësishme që prek aspektet profesionale të angazhimit të shtetit tonë, si dhe një hap i forcimit të sovranitetit ndërkombëtar.
“Anëtarësimi i Kosovës në Egmont Group të Njësive të Inteligjencës Financiare është një tjetër arritje e rëndësishme për vendin tonë. Ky anëtarësim është rezultat i punës dhe angazhimit tonë të vazhdueshëm për të arritur të bëhemi anëtari më i ri kësaj organizate, e cila na mundëson të jemi pjesë aktive e përpjekjeve për parandalimin e financimit të terrorizmit dhe shpëlarjes së parave. Falënderoj shtetet anëtare dhe vendet mike të cilat kanë votuar dhe përkrahur që Kosova të jetë shtet anëtar i kësaj organizate”, ka thënë ai.
Vendimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë është marrë sot në samitin e vendeve anëtare që po mbahet në Katar.
Kosova deri më tani është anëtarësuar në mbi 50 organizata ndërkombëtare, prej atyre politike, të sigurisë, ekonomike.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë