LAJMI I FUNDIT:

Korenica i bindur: Do t’i ikim barazhit

Korenica i bindur: Do t’i ikim barazhit

Liria këtë edicion ka pasur një stinor me batica dhe zbatica duke kaluar formë jashtëzakonisht të mirë në shtëpi por gjatë ndeshjeve në udhëtim shpesh herë ka ngecur.

Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për talentin e saj, Meriton Korenica i cili ka treguar cilësitë edhe në elitën e futbollit kosovar pas rikthimit nga kampionati maqedonas.


Në një prononcim për Telegrafin, djaloshi që shënon eurogola ka folur për edicionin që po përfundon me Lirinë dhe të ardhmen e tij.

“Ishte një eksperiencë e re për mua në Superligën e Kosovës pasi që u ktheva nga kampionati maqedonas. Ka qenë një stinor jashtëzakonisht i mirë personalisht duke marrë parasysh se skuadrat në Kosovë dita ditës po bëhen edhe më të forta dhe se futbolli ynë është në ngritje”, thotë Korenica për Telegrafin.

Prizrenasit synojnë të marrin dy fitore në dy ndeshjet e fundit për t’i ikur barazhit dhe të mbesin pjesë e elitës.

“Këtë edicion duhet të ishim më mirë në renditje por besoj se në fund gjithçka do të jetë mirë. Liria ka lojtarë të ri dhe të talentuar por edhe kapacitet për të mbetur pjesë e Superligës”.

“Jam i bindur që do t’i ikim barazhit sepse Liria është një klub i madh dhe me traditë në futbollin kosovar dhe përvoja do ta bëjë që të triumfojmë në ndeshjet e fundit për të mbetur në elitë”.

Meritoni deri më tani ka shënuar dy super gola me fanellën e Lirisë, ndërsa ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen pasi mund të luaj edhe jashtë kufijve.

“Them të drejtën ende nuk e kam të vendosur se ku do të vazhdoj karrierën. Kam disa oferta nga Kosova por edhe nga jashtë vendi. Është ende herët të flasim për vazhdimin e karrierës pasi jam i fokusuar vetëm në dy ndeshjet e fundit me Lirinë”, deklaroi Toni.

Korenica nuk është ftuar në listën e Përfaqësueses së Kosovës U21 edhe pse ka pasur paraqitje tejet të mira me Lirinë.

“Nuk e di arsyen e mos thirrjes time në Përfaqësuesen U21. Ai është vendim i trajnerit dhe e respektoj atë edhe pse kam qenë gjithmonë i grumbulluar më parë nga Përfaqësuesja U21”, përfundoi Korenica.

Korenica është nga qyteti i Rahovecit ku hapat e parë i mori në klubin e vendlindjes së tij për tu transferuar tek gjiganti shqiptar Shkëndijën e Tetovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori