LAJMI I FUNDIT:

Këta janë përgjegjësit për sulmet e përgjakshme në Barcelonë e Cambrils: Më i riu ishte vetëm 17 vjeç kurse më i vjetri 24 (Foto)

Këta janë përgjegjësit për sulmet e përgjakshme në Barcelonë e Cambrils: Më i riu ishte vetëm 17 vjeç kurse më i vjetri 24 (Foto)

Policia spanjolle ka zbuluar identitetin e personave përgjegjës për sulmet në Barcelonë dhe Cambrils. Bëhet fjalë për Moussa Oukabir , Said Aalla dhe Mohamed Hychami dhe Younes Abouyaaquob.

Katër të dyshuarit të moshës 17, 18, 22 dhe 24 kanë prejardhje marokene shkruan La Vangardia, duke u thirrur në burime brenda policisë spanjolle, transmeton Telegrafi.


Tre nga katër të dyshuarit janë nga Ripoli, një qytet me 10 mijë banorë që gjendet rreth 100 kilometra nga Barcelona, derisa personi i katër si i dyshuar është nga qyteti katalunas Ribes de Freser.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur, se ekziston mundësia e madhe që shoferi i furgonit të jetë vrarë gjatë përleshjes me policinë në qytetin Cambrils. /Telegrafi/