Mitrovica dhe komunat e rajonit, Skenderaj e Vushtrria, si dhe Drenasi ka një javë që po përballen me mungesë të madhe të energjisë elektrike. Reduktimet e gjata pa ndonjë orar të caktuar kanë vështirësuar jetën e qytetarëve, ndërkohë që u kanë krijuar probleme të mëdha bizneseve, sidomos atyre prodhuese. Në KEDS thonë se janë duke importuar 400 MW energji elektrike në orë
Ka një javë që Mitrovica dhe komunat e rajonit, Skenderaj e Vushtrria, si dhe komuna e Drenasit po përballen me mungesë të madhe të energjisë elektrike. Reduktimet e gjata pa ndonjë orar të caktuar kanë vështiruar jetën e qytetarëve, si dhe u kanë krijuar probleme të mëdha bizneseve, sidomos të atyre prodhuese.
Në anën tjetër, në komunën e Istogut, sipas Jeta Balaj, zëdhënëse e komunës së Istogut, gjendja me energji elektrike është stabile. Në KEDS thonë se janë duke importuar 400 MW energji elektrike në orë, pasi që nga prodhimi vendor sigurojnë vetëm rreth 360 MW energji elektrike në orë, nga blloqet që janë në punës.
Gjendje më e rëndë me energji elektrike tregohet të jetë në komunën e Vushtrrisë. Shemsedin Preteni, zëdhënës i komunës së Vushtrrisë, i tha “Zërit” të dielën se Vushtrria dhe fshatrat e saj vazhdojnë të jenë në mesin e rajoneve që më së shumti po përballen me terrin që po i servohet nga KEDS-i. “Tash e disa ditë në komunën e Vushtrrisë KEDS-i po aplikon reduktime të shpeshta dhe të gjata dhe jo vetëm në orët e mbrëmjes, kur shpenzimi është më i lartë, por edhe gjatë terë ditës. Zakonisht aplikohet reduktimi i rrymës 3 orë me rrymë dhe 3 orë pa rrymë. Pasojat e reduktimeve të shpeshta të rrymës po i vuajnë jo vetëm ekonomitë familjare, por edhe bizneset. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë