LAJMI I FUNDIT:

Halili: Me ‘Lear Corporation’ do të zbusim papunësinë në Pollog

Halili: Me ‘Lear Corporation’ do të zbusim papunësinë në Pollog

Dje në Zonën e Lirë për Zhvillim Ekonomik në Tetovë është hapur fabrika për pjesë të veturave dhe për këtë Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Drejtorin Gjeneral të ‘Normak Investment Goup’, Arben Halili.

Halili për Telegrafi Maqedoni thotë ”Investimi i realizuar në zonën e lire ekonomike në Tetovë nga ane e kompanisë ‘Lear Corporation’, është rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm ndërmjet kompanisë sonë ‘Normak Investment Group’ me ‘Lear Corporation’. Pas nënshkrimit të kontratës me këtë kompani, u dakorduam që ne si kompani të ndërtonim objektin ose më drejt thënë këtë kapacitet modern prodhues që do përmbushte nevojat e kompanisë Lear. Sot mund të themi që jemi krenarë që i’a dolëm të përfundojmë me sukses këtë projekt dhe njëkohësisht të rrijmë të shohim edhe eksportin e prodhimeve të para finale nga Zona e lire ekonomike në Tetovë.”


Halili pret që ky investim të sjell disa efekte pozitive për rajonin e Pollogut. Disa nga efektet që priten të duken sipas Halilit janë zbutja e papunësisë, rritja e bashkëpunimit të kompanive lokale me ‘Lear Corporation’ dhe zbutjen e migrimit të qytetarëve të këtij rajoni.

lear-corporation-1

Halili për Telegrafi Maqedoni thotë se deri tani janë siguruar mbi 500 vende të reja të punës dhe pritet që ky numër të arrij deri në 2500 të punësuar, që parashihet të plotësohet deri në viti 2018, ashtu siç shkruan në planin e ‘Lear Corporation’.

Përveç fillimit me punë të ‘Lear Corporation’ Halili pret që së shpejti të fillojë me punë edhe një kompani turke. ”Kjo kompani tashmë dukshëm ka lëvizur me ndërtimin e objektit prodhues, por sigurisht që tashmë me realizimin e projektit të parë, jemi të bindur që kjo zonë do të jetë gjithnjë e më atraktive edhe për investitorë të tjerë.” thotë Halili./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori