LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Hipokrizia e pakufishme e Qosjes

Gecaj: Hipokrizia e pakufishme e Qosjes

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj një shkrimi autorial të Rexhep Qosjes, ku akademiku akuzoi Partinë Demokratike të Lulzim Bashës në Shqipëri dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Gecaj, përmes një postimi në Facebook, thotë se “Qosja në këtë rast edhe një herë futë në veprim hipokrizinë e pakufishme dhe të pakuptimtë të tij”, transmeton Telegrafi.


Qosja: Edi Ramën nuk ma ka bërë nëna, por e përkrahi dhuntinë e tij krijuese
Lexo po ashtu Qosja: Edi Ramën nuk ma ka bërë nëna, por e përkrahi dhuntinë e tij krijuese

Lexojeni të plotë postimin e Gecajt:

“HIPOKRIZIA E NJË KRITIKE

“Le ta kemi të qartë se me politikë çadrore, me ultimatume çadrore, me mosbindje çadrore, me sjellje çadrore, që synojnë rrënimin e shtetit, me politikën shpërfillëse çadrore ndaj diplomatëve e përfaqësuesve amerikanë dhe evropianë, ne vetëm sa e komprometojmë mendjen tonë politike dhe e cenojmë gjasën që na e ka sjellë ky shekull.”

Dikush to të thoshte se më në fund Rexhep Qosja është këndellë dhe ka kuptuar realitetin; ka kuptuar pra se politikat destruktive opozitare në Kosovë nuk nxjerrin asnjë të mirë për askënd. Por jo! Ja që Qosja në këtë rast edhe një herë futë në veprim hipokrizinë e pakufishme dhe të pakuptimtë të tij. Ai këtu kritikon mënyrat e kundërshtimit të opozitës në Shqipëri, edhe pse asnjëherë dhe në asnjë rast nuk e bëri të njëjtën ndaj opozitës në Kosovës, për veprime dhe metoda largë më destruktive dhe më të dëmshme se sa këto të cilat ai i numëron këtu” (sic.), ka shkruar Gecaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori