LAJMI I FUNDIT:

Enterieri i mahnitshëm i BMW-së: Teknologji e lartë me ndjeshmëri në prekje (Foto)

Enterieri i mahnitshëm i BMW-së: Teknologji e lartë me ndjeshmëri në prekje (Foto)

Në veturat e ardhshme që do t’i prodhoj BMW-ja, nuk do të ketë vend për butona, pasi ato do të zëvendësohen me teknologjinë e lartë që përfshinë laser të ndjeshëm në prekje.

Prodhuesi gjerman i ka publikuar disa imazhe, ku shfaqet pjesa para shoferit, transmeton Telegrafi.


Megjithëse nuk është treguar procesi i punës, janë dhënë bazat se si do të veprohet me këtë formë që do jetë e ndërtuar sikur një hologram.

Të gjitha veprimet do të kryhen vetëm duke lëvizur me gishta, ndërsa edhe njoftimet e ndryshme për veturën do të jenë në mënyrë digjitale.

Konceptin e këtij enterieri të mahnitshëm, pritet ta kuptojmë gjatë një organizimi në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara, që do të zhvillohet gjatë vitit që vjen. /Telegrafi/