LAJMI I FUNDIT:

E pranon Konjufca: Vetëvendosje mund të bëjë koalicion me LDK-në (Video)

E pranon Konjufca: Vetëvendosje mund të bëjë koalicion me LDK-në (Video)

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit, ka lënë të hapur mundësinë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Konjufca thotë se kushti i vetëm është që Isa Mustafa të mos kërkojë hise në institucione, derisa nuk do t’i pengonte atyre që të vazhdojë ta mbajë postin e kryetarit të LDK-së.


“Nëse Isa Mustafa tërhiqet nga ambiciet e veta institucionale, atëherë në do të mund të bashkëpunonim me një forcë progresive brenda LDK-së, që e konsiderojmë shumë të rëndësishme. Ne kemi kontakte me ta dhe ata po bëjnë një punë shumë të mirë. Janë ky grup që janë të pakënaqur që Isa Mustafa merr vendime me aklamacion”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Konjufca gjithashtu nuk e mohoi mundësinë e koalicionit parazgjedhor, pasi tha që VV-së për fitore po i duhen edhe 4-5 % të votave, derisa konfirmoi se me AKR-në kanë biseduar e me Alternativën po bisedojnë ende.

Për zgjedhjet, ai tha se gara më e madhe po bëhet mes PDK-së dhe Vetëvendosjes, deri sa subjektet tjera si AAK, Nisma e LDK sipas tij, do të shkonin në pushtet me fituesin e zgjedhjeve.

“Gara e vërtetë do të zhvillohet mes PDK-së dhe VV-së. Sepse LDK ka treguar që nuk ka vizion tjetër përpos që të gjuhet në pushtet, kurse AAK e Nisma kanë thënë se do të shkojnë me atë lokomotivë. Këto dy pozicione , të LDK-së dhe të AAK-së me Nismën, unë mendoj që logjikisht, tregjojnë që beteja e vërtetë do të jetë mes PDK-së e VV-së, e këta të tjerët pozicionohen varësisht se kush sa fiton”, tha ai.

Sipas kryetarit të Grupit parlamentar të VV-së, PDK-së po i duhen zgjedhjet në qershor, pasi që pos Gjykatës Speciale, pengesë tjetër për dalje para elektoratit sipas kalendarit të rregullt, është edhe rritja e Vetëvendosjes.

Si persona që mund të përballen me Gjykatën Speciale, Konjufca tha se njëshi dhe dyshi i saj janë pikërisht ish-kreui PDK-së dhe ai aktual, Hashim Thaçi e Kadri Veseli./RTV Dukagjini-Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori