Derisa jeni duke marrë dhuratën, e para gjë që bëni është të falënderoni. Kjo ju tingëllon çuditshëm, por shumica e njerëzve harrojnë bontonin në situata të këtilla.
Pranimi dhe hapja e dhuratës kërkon një talent të veçantë, transmeton Telegrafi.
E dinë këtë edhe ata më të ngathëtit në këtë disiplinë të cilëve në momentin derisa marrin dhuratën, fillojnë t’u djersiten duart dhe t’u kalojnë nëpër kokë një sërë pyetjesh: Ç’të bëj nëse nuk më pëlqen? Si të buzëqesh, por që të mos duken teatral? Përse fytyra ime po më tradhton?
Derisa jeni duke marrë dhuratën, e para gjë që bëni është të falënderoni. Kjo ju tingëllon çuditshëm, por shumica e njerëzve harrojnë bontonin në situata të këtilla.
Para se t’ia filloni t’ia hiqni mbështjellësen, lexoni urimin dhe kështu palës tjetër i jepni sinjale që më me rëndësi është kujdesi që jua ka përkushtuar sesa vlera materiale e dhuratës.
Nëse festoni ditëlindjen apo ndonjë ngjarje tjetër të rëndësishme me shoqëri më të madhe, patjetër hapeni dhuratën para tyre, në mënyrë që të tregoni respektin ndaj dhuruesit.
Vetëm një “falënderim” nuk mjafton, patjetër duhet të thoni diçka për dhuratën, në mënyrë që dhuruesi të ndihet më mirë. Pak entuziazëm nuk është e tepërt, madje edhe nëse keni parë ndonjë tenxhere në vend të fustanit të dëshiruar.
Në vend të shikimit konfuz, nga i cili mund të “lexohet”: Nga të erdhi kjo ide të më blesh tenxhere?, thoni diçka të hareshme, si p.sh.: “Kjo do të më motivojë të zbuloj edhe një dhomë në shtëpi”.
Gjithmonë të kini parasysh që duhet të respektohet angazhimi i dikujt, e jo dhurata. Dikush ka ndarë kohën që të gjejë atë që mendon që është dhurata e duhur për ju, që ta mbështjellë, të shkruajë përkushtimin.
Prandaj përpiquni që t’ia ktheni me reagimin e vërtetë në mënyrë që edhe, veten edhe atë, i cili ju ka bërë dhuratën të mos i sillni në situata të pakëndshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë