LAJMI I FUNDIT:

Chevrolet patenton sistemin e aerodinamikës që do ta ketë modeli i ri (Foto)

Chevrolet patenton sistemin e aerodinamikës që do ta ketë modeli i ri (Foto)

Modeli Corvette që është parë gjatë procesit të testimit, do ta ketë një aerodinamikë të veçantë, e cila  është patentuar dhe nuk mund të huazohet pa leje.

Nuk dihet se si e ka punuar këtë formë të prerjes së ajrit, por Chevrolet pretendon se është unike dhe do ta ndryshojnë mënyrën e lëvizjes së veturave, transmeton Telegrafi.


Megjithëse nuk janë dhënë lajme konkrete, thuhet se ky sistem do të aplikohet te modeli që lansohet së shpejti, që sipas spekulimeve është emëruar Corvette ZR1 apo Z06.

Pjesë e aerodinamikës është grilli i gjerë, krahu i pasmë që ngrihet në bazë të nevojës, disa helika të brendshme, si dhe linja adekuate për të prerë ajrin.

Kjo formë është testuar tashmë në vetura dhe pritet që të jetë shumë efikase, pasi të jetë pjesë e modeleve të reja. /Telegrafi/