LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku mysafir special në finalen e Ligës së Evropës

Bunjaku mysafir special në finalen e Ligës së Evropës

Sonte do të zhvillohet ndeshja finale e Ligës së Evropës mes Ajaxit dhe Manchester Unitedit.

Dy gjigantët evropian do të përballen me njëra tjetrën në një ndeshje që pritet të jetë spektakolare.


Ndeshja finale do të zhvillohet Stockholm të Suedisë, ndërsa këtë spektakël nga afër do ta shijoj edhe trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku.

Bunjaku është tejet i respektuar në Suedi dhe ai ka marrë ftesë speciale nga Federata e futbollit suedez për këtë takim.

Ka qenë kryetari i kësaj federate, Karl Erik Nilsson që e ka ftuar Bunjakun në ndeshjen finale duke i dhuruar biletat VIP për këtë super sfidë, shkruan Telegrafi.

Pas kësaj ndeshje, Bunjaku në fillim të javës së ardhshme pritet të vijë në Kosovë.

Ai do ta bëjë gati skuadrën për ndeshjen me Turqinë pas një paraqitje të mrekullueshme që patën djelmoshat tanë ndaj Islandës.

Duhet theksuar se pikërisht trajneri i Islandës, pas ndeshjes me Kosovën foli fjalë të mëdha për trajnerin Bunjaku sipas të cilit ka arritur që për një kohë të shkurtër ta bëjë një skuadër tejet të fortë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori