LAJMI I FUNDIT:

Bartnin në veturë 9 kg marihuanë, policia arreston tre shtetas të Serbisë (Foto)

Bartnin në veturë 9 kg marihuanë, policia arreston tre shtetas të Serbisë (Foto)
SONY DSC

Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas të Serbisë të përfshirë në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’.

“Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë i Pejës, pas një pune operativo-hetimore në terren ka arritur të sigurojë informacione të sigurta, se disa të dyshuar kanë marrë një sasi të substancës narkotike në Kosovë dhe janë duke provuar që të njëjtën ta dërgojnë në Serbi.


Njësiti i DHTN-Pejë në përkrahje të DHTN-Gjakovë dhe NJRSH-Pejë ka arritur që të ndalojë një veturë me targa të Serbisë në fshatin Gurakoc të Istogut, në të cilën gjendeshin tre persona të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit kompetent dhe gjyqtarit është kontrolluar vetura dhe personat e dyshuar. Gjatë kontrollit në pjesë të ndryshme të veturës janë gjetur dhe konfiskuar 19 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të cilat pas matjes kanë rezultuar të jenë me peshë: 9 kg 170.2 gram”, thuhet në njoftimin për media.

Personat e dyshuar dhe të arrestuar nga Policia e Kosovës janë: P. Q. viti i lindjes 1980, mashkull, shtetas i Serbisë, B. K. viti i lindjes 1987, mashkull, shtetas i Serbisë dhe B. K. viti i lindjes 1981, mashkull, shtetas i Serbisë.
Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Po ashtu në cilësi të provave materiale është konfiskuar vetura dhe sasia e narkotikëve./Telegrafi/

SONY DSC

SONY DSC
SONY DSC

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori