LAJMI I FUNDIT:

Ballkani i dhënës pas gjermanishtes

Ballkani i dhënës pas gjermanishtes

Teksa pjesa dërrmuese e botës po përpiqet të mësojë Anglisht, por edhe frëngjisht e Spanjisht, rajoni i Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë, është duke mësuar gjermanisht më shumë se të gjitha gjuhët e tjera. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur një raport i publikuar nga “Quartz” bazuar në të dhënat e siguruara nga aplikacioni për mësimin e gjuhëve të huaja “Duolingo”.

Aplikacioni Duolingo përpiqet ta kthejë mësimin e gjuhës në një lojë të dobishme dhe është ndër më të përdorurit në botë. Anglishtja është gjuha që po mësohet më shumë nga të gjitha anekënd botës, përfshirë edhe Greqinë, Turqinë dhe pjesën tjetër të shteteve të Evropës. Gjuha e dytë më e mësuar në botë është frëngjishtja, e cila ndiqet nga spanjishtja, gjë e cila shpjegohet me kolonitë e shumta që këto dy shtete kanë pasur. Pas tyre renditet gjermanishtja dhe portugalishtja.


Gjermanishtja del si gjuhë e parë vetëm në pak vende, pothuajse në krejt Ballkanin dhe në një shtet të vetëm në Afrikë, Namibinë. Kështu, Gjermanishtja është gjuha më popullore në Bosnjë, ku mësohet nga gjysma e përdoruesve të “Duolingo”-s dhe në shtetet e tjera të Ballkanit si Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria.

Në hartë nuk ka të dhëna për Kosovën. Aplikacioni thotë se gjermanishtja është shumë popullore në të gjithë rajonin, i cili është afër gjeografikisht me vendet gjermanishtfolëse si Gjermania, Austria dhe Zvicra. Ka një histori të gjatë marrëdhëniesh të ngushta ekonomike mes Gjermanisë dhe krejt rajonit (p.sh. prej këtij rajoni Gjermania ka marrë punëtorë pas Luftës II Botërore dhe deri në ditët e sotme.)

Shumë të rinj në Shqipëri edhe më gjerë në rajon, po përpiqen të mësojnë gjermanisht dhe të transferohen me punë në Gjermani, falë programeve që ky shtet ka rinisur vitet e fundit për thithjen e krahut të punës. Sa i përket Namibisë, ky shtet ka qenë koloni e Gjermanisë dhe gjermanishtja ka qenë gjuhë zyrtare në vend deri në vitin 1990. Edhe tani flitet nga një e treta e popullsisë së vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori