LAJMI I FUNDIT:

Audi ngjallë kritika, krahason gratë me vetura të përdorura në reklamën e re (Video)

Audi ngjallë kritika, krahason gratë me vetura të përdorura në reklamën e re (Video)

Në Kinë është transmetuar një reklamë e kompanisë Audi, ku nusja krahasohet me një makinë të përdorur dhe inspektohet nga vjehrra.

Kjo ka bërë që të reagojnë shumë organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, meqë e konsiderojnë si shumë ofenduese, transmeton Telegrafi.


“Tallje dhe abuzim me të drejtat e grave, e turpshme të lejohet transmetimi saj”, është një nga kritikat e shumta.

Ende nuk dihet nëse po vazhdon të shfaqet, teksa nuk është raportuar të jetë publikuar edhe në ndonjë shtet tjetër. /Telegrafi/