LAJMI I FUNDIT:

AKB promovon Kosovën në Spanjë

AKB promovon Kosovën në Spanjë

Një delegacion i AKB-së i kryesuar nga kryetari Agim Shahini, po qëndron për herë të parë në vizitë në Spanjë, ku u prit nga zëvendëspresidenti Humberto Carrasco Gonzales, drejtori gjeneral i Federatës së Bizneseve, Miguel Madruga Sanz, dhe përfaqësues të kompanive dhe korporatave private e publike të cilët u informuan hollësisht për kushtet dhe mundësitë që ofron Kosova për bashkëpunim në të gjitha fushat.

Shahini u fokusua sidomos në sferën e ekonomisë, duke i informuar nikoqirët për ndërmarrësit kosovarë, klimën e investimeve dhe legjislacionin në fuqi që sipas tij, është shumë i përshtatshëm dhe tërheqës për investitorët e  huaj.


I pari i AKB-së u përgjigj edhe në pyetjet e përfaqësuesve të korporatave dhe bizneseve spanjolle, të cilat në fokus kishin sektorët e prodhimit, ndërtimtarisë, tregtisë, sistemin shëndetësor dhe shumë fusha të tjera, ku u vërejt interesim tepër i madh për bartjen e investimeve dhe mallrave spanjolle në Kosovë, por edhe ne gjithë regjionin e Ballkanit perëndimor.

Në përfundim të këtij takimi, AKB iu bëri një ftesë zyrës për Federatën e Bizneseve të Toledos për të vizituar Kosovën. /Telegrafi/