LAJMI I FUNDIT:

Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë

Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë

Datat 23 dhe 24 qershor, janë rezervuar për Karnavalin Golden Eagle, i cili zhvillohet në qytetin e Suharekës.

Përveç rreth 500 artistëve ndërkombëtarë nga: Spanja, Italia, India, Kuba, Brazili, Polinezia, Turqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe shumë artistë shqiptarë.

Performancat e artistëve shqiptarë do të ndahen në dy netë:

-Në natën e parë do të marrin pjesë: Klajdi, Bruno & Miri, Capital T

-Në natën e dytë do të marrin pjesë: Mc Kreshën & Lyrical Son, Nora Istrefi dhe do të përfundojë me imazhin e kompanisë Golden Eagle, Era Istrefi.

Përgjatë këtyre dy ditëve Karnevali Golden Eagle do të moderohet nga Arbana Osmani, Berat Miftari dhe Kushtrim Reshitaj.