LAJMI I FUNDIT:

Afaristët kërkojnë linjë ajrore Shkup-Athinë

Afaristët kërkojnë linjë ajrore Shkup-Athinë

Biznesmenët nga Maqedonia dhe nga Greqia kërkojnë zgjidhje për avancimin e bashkëpunimit. Potencial më i madh është parë në biznesin e ndërtimtarisë, në bujqësi dhe në industrinë e përpunimit. Ata thonë se me forca të bashkuara shumë më lehtë do të kyçen në një treg të huaj. Biznesmenët nga të dyja palët dje në Shkup kërkuan vendosje të linjës së drejtpërdrejtë ajrore Shkup-Athin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Veçanërisht i rëndësishëm është zhvillimi i industrisë si degë kryesore e zhvillimit ekonomik. Ajo që është shumë e rëndësishme është që të vendoset linjë ajrore të drejtpërdrejt Shkup-Athin e cila do të ketë ndikim të madh në realizimin e takimeve mes kompanive nga Greqia dhe Maqedonia”, tha Sotir Ampov, Kryetar i Odës Industriale pranë LOE.


Sipas TV21, në konferencën e sotme u përmend se një numër i madh i firmave nga Greqia nga sfera e tekstilit i mbyllin kompanitë e tyre në Maqedoni për shkak të problemeve financiare në Greqi. Kjo nënkupton edhe zvogëlim të numrit të punësimeve, edhe pse një numër i madh i punëtorëve të cilët ngelin pa punë, për një kohë të shkurtë gjejnë punë në firma të industrive të tjera.

“Rëndësia e teknologjive të reja, ndjekja satelitore e të mbjellave, sipërfaqet ujore, bëhen të rëndësishme në zhvillimin e inovacioneve dhe në bujqësinë e qëndrueshme si dhe rritjen e bashkëpunimit si dhe shkëmbimin e përvojave mes të dy ministrive”, tha Aleksandar Zarkov, Drejtor Gjeneral i LOE.

Tregtia mes dy vendeve vitin e kaluar arriti deri në 600 milion euro, nga të cilat 150 milion janë eksport i prodhimeve tona në Greqi dhe 450 janë import. Në Greqi nga vendi ynë kryesisht eksportohen mallra bujqësore. Greqia është nja nga 5 partnerët më të mëdhenj të Maqedonisë me investimet më të mëdha në sektorin bankar, industrinë e naftës, tregtisë dhe tekstilit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori