Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ende nuk ka arritur që t’i lirojë edhe 62 asete nga uzurpatorët e identifikuar, ndonëse një aksion të tillë bashkë me Policinë dhe Prokurorinë e kishin nisur në prill të këtij viti. Por, pas këtij aksioni AKP-ja në mënyrë simbolike ka vazhduar me lirimin e pronave të uzurpuara, madje për një kohë të gjatë nuk është marrë ndonjë aksion.
Por, pavarësisht kësaj zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka thënë se aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara po vazhdon dhe nuk është ndërprerë, shkruan gazeta Zëri.
Zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Ylli Kaloshi ka thënë se kanë mbetur edhe 62 raste të uzurpimeve.
Ai thotë se Bordi i Drejtorëve nuk ka diskutuar asnjëherë për ndërprerje të aksioneve për lirimin e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore nga shfrytëzuesit e paligjshëm. Përkundrazi, sipas tij, menaxhmenti e informon në vazhdimësi Bordin e Drejtorëve me ecurinë e procesit të lirimit të aseteve nga shfrytëzuesit jolegalë dhe me rezultatet e deritashme nga aksionet e ndërmarra.
“Aksionet për lirimin e pronave nga shfrytëzuesit e paligjshëm po vazhdojnë dhe nuk janë ndërprerë. AKP-ja po vazhdon me të gjitha aktivitetet ligjore që kanë për qëllim lirimin e pronave nga shfrytëzuesit e paligjshëm në gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa dallim dhe siguron se të gjitha asetet e ndërmarrjeve shoqërore, të cilat janë nën juridiksionin e AKP-së, do të lirohen nga posedimet/përdorimet e jashtëligjshme apo uzurpimet gjithnjë në bashkëpunim me institucionet e rendit, në përputhje me mandatin ligjor të dhënë me Ligjin e AKP-së, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Aksionet për dëbimin e uzurpatorëve do të ndërmerren në gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa dallim”, ka thënë ai. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë