LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Ndaj Dortmundit është sfidë e madhe për të fituar

Zidane: Ndaj Dortmundit është sfidë e madhe për të fituar
Francezi e pranoi se pëlqen lojën e Salahut

Pavarësisht një fillimi të vështirë për sezonin të ri në LaLiga, Zinedine Zidane  është optimist përpara takimit të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma me Borussia Dortmund, ku pret që skuadra e tij të luaj një ndeshje të madhe.  

Trajneri këmbëngul se besimi nuk ka rënë brenda skuadrës. Kampionët evropianë dhe spanjollë tashmë janë shtatë pikë prapa Barcelonës , por një fitore ndaj Alaves në fundjavë mund të sigurojë një platformë mbi të cilën mund të ndërtojnë në javët e ardhshme, duke filluar nga udhëtimi në Gjermani.

Zidane: Fitore e merituar, i kënaqur me Caballos
Lexo po ashtu Zidane: Fitore e merituar, i kënaqur me Caballos

“Ndihemi mirë. Pas fitores në fundjavë ne po shikojmë përpara për ndeshjen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencën e tij për shtyp të para ndeshjes.


Megjithatë, trajneri francez pranon se nuk do të jetë një natë e lehtë në Dortmund, por është i vendosur që skuadra e tij të luajë futboll të mirë.

“Është e vështirë të luhet në atë stadium. Ata frymëzojnë për futbollin e Ligës së Kampionëve. Ne nuk kemi fituar kurrë në Dortmund dhe është një sfidë [për të fituar]”.

Tetë skuadra që Real Madridi nuk i ka mposhtur kurrë si mysafirë në Ligën e Kampionëve (Foto)
Lexo po ashtu Tetë skuadra që Real Madridi nuk i ka mposhtur kurrë si mysafirë në Ligën e Kampionëve (Foto)

“Ne duam të luajmë me futboll të mirë dhe të bëjmë një ndeshje e mirë”.

Momenti i golit të dytë nga Marco Reus në fitoren 2-0 të Dortmundit ndaj Realit në 2014

“Nuk jam i shqetësuar për pranimin e shanseve kundër kundërshtarit. Ajo që na shqetëson është të luash futboll të mirë, pasi kundërshtarët janë atje për t’ju vënë në vështirësi”.

“Unë besoj në atë që po bëjmë dhe lojtarëve që kemi, nëse shënojmë gola nesër, mirë, por ne duhet të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë në fundjavë”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori