LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Fitore e merituar, i kënaqur me Caballos

Zidane: Fitore e merituar, i kënaqur me Caballos

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas fitores ndaj Depertivo Alaves me rezultat 1-2.

Ai ka lavdëruar Dani Caballos për dy golat dhe tha se ishte një fitore e merituar.


“Jam i kënaqur me Dani Ceballos. Ai kishte rastin dhe bëri një ndeshje të mirë. Do ketë më shumë shanse për të luajtur. Ceballos tregoi se meriton të jetë pjesë e Realit”.

Alaves 1-2 Real Madrid, notat e lojtarëve (Foto)
Lexo po ashtu Alaves 1-2 Real Madrid, notat e lojtarëve (Foto)

“Ne do provojmë dinamikën e klubit në ndeshjet e ardhshme. Ne duam gjithmonë të fitojmë, qoftë në shtëpi apo si mysafirë”.

“Një fitore e merituar, ata kishin shanse, por ne më shumë dhe realizuam dy nga ato”, ka thënë Zidane.

Pas kësaj fitore Los Blancos renditën në pozitën e katër me 11 pikë.

Ndeshja e ardhshme është ndaj Espanyolit. /Telegrafi/