Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi ‘blerjen e shekullit’ nga Real Madridi

Florentino Perez shpërfilli lojtarët si Cristiano Ronaldo, Zinedine Zidane dhe Karim Benzema kur emëroi ‘nënshkrimin më të mirë’ të shekullit nga Real Madridi.
77-vjeçari është aktualisht në detyrën e tij të dytë si president i skuadrës së La Ligës, pasi ka marrë më parë rolin midis 2000 dhe 2006.
Gjatë qëndrimit të tij në klub, ai ka transferuar emra si Ronaldo, Luka Modric, dhe disa lojtarë të tjerë të klasit botëror.
Por kë e konsideron ai më të mirën nga të gjithë rekrutët?
Epo, do të prisnit që përgjigja për këtë pyetje të ishte portugezi, golashënuesi rekord i të gjitha kohërave i Real Madridit me 451 gola në vetëm 438 paraqitje për klubin.
Megjithatë, kjo në dukje nuk ishte e mjaftueshme për Perez, i cili e quajti Toni Kroos si ‘transferimin e shekullit’ të klubit – kjo sipas agjentit të gjermanit.
“Pak para shpërthimit të pandemisë së coronavirusit, Florentino (Perez) më ftoi për drekë”, ka thënë Volker Struth në podcastin OMR të Philipp Westermeyer në 2022.
“Ai është një person tepër i këndshëm me një histori të mrekullueshme jete. Ai duket si sipërmarrës, por ai është ende njeri”.
“Ai më shpjegoi pse Toni është nënshkrimi i shekullit të Real Madridit për të. Kroos është i pamposhtur për sa i përket vlerës për paratë”, ka shtuar më tej ai.
Admirimi i Perez për ish-mesfushorin e Gjermanisë nuk është befasi kur mendoni se ai ndihmoi Madridin për të fituar 21 trofe, duke përfshirë katër La Liga dhe pesë triumfe të Ligës së Kampionëve gjatë kohës së tij në klub.
Në maj 2024, Kroos njoftoi se do të tërhiqej nga futbolli pas Euro 2024, por ndeshja e tij e fundit në futbollin e klubit ishte fitorja 2-0 e Madridit kundër Borussia Dortmundit në finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel godet ish-trajnerin e Anglisë

Wirtz refuzon kalimin te Man City, ka vendosur për një tjetër klub të madh evropian

Arsyeja pse Lamine Yamal mban të dy emrat në fanellën e tij, por asnjëri nuk ka lidhje me familjen e tij

Kosova luan ndaj Islandës në "Fadil Vokrri" në play-off të Ligës së Kombeve

Te Bayern Munichu në zi, ndërron jetë ish-lojtari i tyre

Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn