LAJMI I FUNDIT:

Vret gruan me thikë

Vret gruan me thikë

Në fshatin Drizë të Kuçovës, banorëve nuk u besohet tragjedia që ka ndodhur në orët e para të ditës së enjte, në shtëpinë e familjes Luzi.

E zonja e shtëpisë, Majlinda është vrarë me thikë nga bashkëshorti, Ruzhdiu. 49-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, u gjet e pajetë nga policia në dhomën e gjumit.


Pas një telefonate që i kishte ardhur policisë, forcat e rendit mbërritën në Drizë dhe gjetën në shtëpi 57-vjeçarin. Ai ka deklaruar në momentet e para se e ka qëlluar gruan pas një grindjeje për motive xhelozie, shkruan Top Channel.

Por bashkëfshatarët thonë se çifti ishte fjalëpak, punëtor dhe se nuk kishin probleme mes tyre.

Ruzhdi Luzi e ka pritur policinë pa lëvizur në shtëpi. Ai është arrestuar dhe policia po heton për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, që tronditi fshatin Drizë

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori