LAJMI I FUNDIT:

Vidhet kasaforta e Ministrisë së Infrastrukturës?

Vidhet kasaforta e Ministrisë së Infrastrukturës?

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë. Zëdhënësi Baki Kelani ka thënë se vjedhja ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë, duke mos sqaruar se çfarë është vjedhur.

“Policia e Kosovës, sot ka pranuar një informacion se në rrugën “Fehmi Agani”, në një objekt është raportuar për një rast vjedhje. Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore për hetimet e rastit të cilësuar si vjedhje e rëndë”, ka thënë Kelani për KTV-në.

Ai ka thënë se deri në këto momente nuk raportohet për persona të arrestuar, përderisa hetimet policore janë duke vazhduar.


Jo zyrtarisht, raportohet se vjedhja ka ndodhur në një ministri të qeverisë së Kosovës.

Ndërsa burimet e portalit Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë deklaruar se, nga zyra e financave është vjedhur kasaforta në të cilën dyshohet se ka pasur mjete financiare dhe çeka me vlerë.

Ndërkohë një zyrtar brenda kësaj ministrie në kushte anonimiteti ka thënë se, sot herët në mëngjes ka pasur forca të mëdha të policisë të cilët kanë dalë për të hetuar rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori