LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje “harron” aksionet për Prishtinën (Video)

Vetëvendosje “harron” aksionet për Prishtinën (Video)

Këto janë gropat në kryeqytet të cilat u shkaktojnë jo pak telashe qytetarëve. Vitin e kaluar, ambasadori holandez, Robert Bosch, kishte marr vet aksion për t’i mbuluar disa sosh në një rrugë tjetër të Prishtinës.

Aksione simbolike për gjendjen në kryeqytet ndërmerrnin vite më herët edhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Por, tash aktivistët e kësaj lëvizje nuk reagojnë për gjendjen në kryeqytet. Bile, konsiderojnë se Prishtina kurrë nuk është qeverisur më mirë se tash nën udhëheqjen e Shpend Ahmetit.


“Ajo çka mund të themi ne është që synimi, qëllimi i Komunës së Prishtinës prej që qeveris Lëvizja Vetëvendosje në të, është që të punojë në interes të qytetarit. Normal që mund të ketë gabime,. por nuk është si qeverisjet e kaluara të cilat synimin e kanë pas për me përfitu për vete, jo për me përfitu qytetarët. Prandaj, ne i kemi kundërshtu shumë më shumë”, ka thënë zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi.

I pyetur se a kanë shkuar aktivistët e Vetëvendosjes për të biseduar me të parin e Prishtinës, për problemet me të cilat po përballet kryeqyteti, Krasniqi nuk e mohoi një gjë të tillë, por tha se për të gjitha problemet që vazhdojnë të shfaqen në kryeqytet fajtor është pushtetit qendror i cili po mundohet ta pengojë Komunën e Prishtinës.

Mirëpo, të kundërtën e thonë qytetarët e Komunës së Prishtinës. Sipas tyre, problemet po vazhdojnë të shfaqen sa i përket rregullimit të rrugëve, ujit, trotuareve e shumë gjërave të tjera. /Tribuna Channel/