LAJMI I FUNDIT:

Verë e nxehtë për Newcastle United: Priten së paku katër transferime elitare nga Magpies – në mesin e tyre edhe Raphinha

Verë e nxehtë për Newcastle United: Priten së paku katër transferime elitare nga Magpies – në mesin e tyre edhe Raphinha

Newcastle është gati të bëjë gjithçka këtë verë, me raportimet në Ishull që sugjerojnë se skuadra e Ligës Premier do të përpiqet të rekrutojë katër nënshkrime ‘elitare’, përfshirë sulmuesin e Barcelonës, Raphinhan.

U raportua në fillim të këtij muaji se skuadra e Eddie Howe po planifikon lëvizje për lojtarët jashtë kufijve dhe ata të provuar në Ligën Premier.

Sipas Telegraph, Newcastle mendohet se ka në listë lojtarë si Moises Caicedo, James Maddison, Kalvin Phillips, Declan Rice , Conor Gallagher, Kaoru Mitoma, Jarrod Bowen dhe Ivan Toney.


Super kompjuteri bën një parashikim tronditës për fundin e këtij sezoni të Ligës Premier
Lexo po ashtu Super kompjuteri bën një parashikim tronditës për fundin e këtij sezoni të Ligës Premier

Mbrojtësi i krahut të Arsenalit, Kieran Tierney u përmend gjithashtu në raportim, së bashku me Scott McTominay dhe Harvey Barnes.

Sa i përket atyre nga jashtë, Magpies kanë interes të fortë për disa nga lojtarët më të mirë në Evropë, duke përfshirë Gabri Veiga, Moussa Diaby, Marcus Thuram dhe dyfshen e Napolit, Victor Osimhen dhe Khvicha Kvaratskhelia.

Dhe një tjetër emër që u shfaq të hënën është sulmuesi i Barcelonës, Raphinha.

Kredia e imazhit: Alamy

Mundo Deportivo raporton se Newcastle do të përpiqet të ‘përfitojë’ nga situata financiare e Barçës me një ofertë për brazilianin, i cili kaloi në Camp Nou në korrikun e vitit të kaluar.

Ndërkohë, Raphinha thuhet se është i frustruar me vendimin e Xavit për ta luajtur atë në të majtë dhe jo në krahun e tij të preferuar të djathtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori