LAJMI I FUNDIT:

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Sipas Defensa Central, mesfushori sulmues i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, ka refuzuar një transferim te Real Madridi.

Burimet zbulojnë se Bayern Munich ka bërë një lëvizje të zgjuar duke nënshkruar me motrën e Florian, Julianna Wirtz, në ekipin e tyre të femrave.


Julianna, e cila gjithashtu luan futboll, iu bashkua Bayer Leverkusenit në vitin 2018 dhe prania e saj thuhet se ka ndikuar në vendimin e Florian për t’i qëndruar besnik klubit të tij aktual.

Si rezultat, ylli 21-vjeçar favorizon një kalim të mundshëm në Mynih.

Bayern Munich ka gati ofertën rekorde për Florian Wirtz
Lexo po ashtu Bayern Munich ka gati ofertën rekorde për Florian Wirtz

Megjithatë, nëse trajneri aktual i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, merr drejtimin e Real Madridit, kjo mund ta shtyjë Wirtz të rishqyrtojë qëndrimin e tij.

Andaj, do të jetë një luftë mes Bavarezëve dhe Los Blancos për të fituar shërbimet e tij. /Telegrafi/