LAJMI I FUNDIT:

Veprat e piktorit të njohur francez, me pushtetarët shqiptarë të Orientit

Veprat e piktorit të njohur francez, me pushtetarët shqiptarë të Orientit

Jean-Léon Gérôme (1824-1904) lindi në Vesulë (Vesoul) dhe studioi në Paris. Në vitin 1856 udhëtoi për në Egjipt, me mikun e tij, skulptorin Auguste Bartholdi (1834-1904) – i cili më vonë u bë me famë si projektuesi i Statujës së Lirisë në New York – ku u mahnit nga ngjyrat dhe aromat e Lindjes. Ky udhëtim qe vendimtar për suksesin e mëvonshëm të tij si piktor orientalist.

Në veprat e tij zinin një vend të rëndësishëm në artin e tij. Në shekullin e XIX, Egjipti ishte pjesë e Perandorisë Osmane nën sundimin e dinastisë shqiptare të themeluar nga Mehmet Ali Pasha (1769-1849). Për këtë arsye, shumë shqiptarë, ndër të cilët shumë anëtarë të trupave të jeniçerëve, ishin vendosur në brigjet e Nilit.


Gerome ishte i magjepsur nga ecja e tyre krenare, nga shkëlqimi i armëve dhe nga veshjet e mahnitshme, sidomos nga fustanellat e bardha që mbanin.

Deri në fund të jetës vazhdoi të pikturonte figura shqiptare. /Telegrafi/

 Jean-Léon Gérôme (majtas) dhe August Bartholdi në Egjipt më 1856 (foto: Musée Bartholdi)
Oficeri shqiptar, 1894
Rekrutët kalojnë shkretëtirën, 1857
I burgosuri, 1861
Besimtarët në shtëpinë e një prijësi shqiptar
Shqiptari me nargjile, 1868
Shqiptari dhe qeni i tij, 1865
Shqiptari në Kajro
Shqiptari në Siri, 1867
Garda shqiptare në Kajro
Shqiptarët duke luajtur shah, 1859
Shqiptarët duke luajtur shah (skica), 1859
Shqiptari hedh tymin te hunda e qenit, 1882
Bashibozuku shqiptar duke kënduar, 1868
Besimtarët në shkretëtirë, 1864
Prijësi i bashibozukëve, 1881
Patrulla shqiptare në Kajro, 1870
Marko Boçari, 1874
Tregtari i stofave në Kajro, 1866
Një kafe në Kajro, 1881
Faljet në Xhami, 1887
Besimtarët shqiptarë, 1865
Shqiptari pranë murit