LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon telenovela me Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës

Vazhdon telenovela me Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës

Ajo që dihet për godinën e re të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës është kostoja financiare e projektit prej 40 milionë euro. Por sesi dhe deri kur do të zgjasë pagesa nuk ka më rregulla. Në publikimin e Ministrisë së Kulturës të Programit vjetor për financimin e objekteve të kulturës fondi për projektin e ndërtimit të Teatrit dhe Bibliotekës është vetëm 135.591.000 denarë, ose rreth 200 milionë denarë më pak sesa vetë Ministria e Kulturës e kishte planifikuar dy vjet më parë. Sipas dokumentit të kontraktimit në vitin 2021 që shënoi fillimin e punimeve për fazën e dytë të punimeve parashikohej që Ministria e Kulturës të akordonte 330 milionë denarë për këtë vit, ndërsa dorëzimi i objektit të përfunduar ka si datë vitin 2025, shkruan gazeta KOHA.

Projekti për ndërtimin e Bibliotekës dhe Teatrit të Tetovës, ka nisur që në vitin 2014 dhe pas shumë ngecjesh, spostime afati për fillimin apo përfundimin e fazës së parë, fitoi në vitin 2021 një datë të re, përfundimin e tij pas katër vitesh (në vitin 2025).


“ I gjithë objekti duhet të dorëzohet deri në fund të vitit 2025, ndërsa pagesat do të vijojnë edhe gjatë vitit pasues”, pati deklaruar mbikëqyrësi i projektit dhe drejtori i Qendrës së Kulturës, Arlind Huseini. Por data e përfundimit të objektit është caktuar dhe korrigjuar për vite me radhë, varësisht drejtuesve që janë ulur në krye të institucionit të kulturës.
Ministrja Bisera Kostadinovska-Stojçevska ka deklaruar në fund të vitit të kaluar se projekti do të mbyllet në vitin 2027, bazuar në dinamikës e burimeve financiare të siguruara. “Ky projekt ka nisur që në vitin 2014…, që nga viti i kaluar ka nisur realizimi i fazës për kryerjen e të gjitha punimeve montuese, mekanike dhe teknike të skenës, rregullimin e brendshëm dhe mobilimin e objektit. Ky projekt është shumëvjeçar dhe sipas dinamikës së burimeve financiare të siguruara, duhet të përfundojë brenda vitit 2027”, ka deklaruar Stojçevska.

Ky është një prej projekteve më të shfrytëzuar nga politikanët shqiptarë, herë si premtim zgjedhor e në shumë raste si argument konfrontimi dhe akuzash për keqpërdorim. Mosrespektimi i dinamikës së pagesave nënkupton spostimin e afateve të përfundimit e dorëzimit, duke bërë kështu që të vazhdojë të jetë një nga projektet më të shfrytëzuar nga politikanët shqiptarë, herë si premtim zgjedhor e në shumë raste si argument konfrontimi dhe akuzash për keqpërdorim.

Teatrit dhe Bibliotekës objekti do të ketë rreth 130 vende për parkim, kinema që i mungon qytetit të Tetovës. Teatri do të ketë dy salla, sallën e vogël dhe sallën e madhe, ndërsa biblioteka do të ketë dy kate, njëri është paraparë për lexuesit e vegjël dhe tjetri për të gjithë qytetarët. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori