LAJMI I FUNDIT:

Trafikon një femër dhe e dhunon për tre ditë, arrest shtëpiak për të dyshuarin

Trafikon një femër dhe e dhunon për tre ditë, arrest shtëpiak për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit Q.A.

Sipas njoftimit për media arsyeja e arrestimit është për shkak të dyshimit të bazuar se gjatë muajve gusht – shtator 2012, në Banjë, Komuna Istog, në bashkëveprim me persona të tjerë ka trafikuar viktimën A.S, në atë mënyrë që pasi i pandehuri paraprakisht e strehon viktimën në katin e dytë të furrës së tij dhe kryen me viktimën marrëdhënie seksuale pa vullnetin e saj për tre ditë, pastaj e thërret një person tjetër i cili e merr viktimën me automjet dhe për këtë shërbim ia jep pesëdhjetë (50) euro, e i cili pastaj e dërgon viktimën në Prizren dhe kryen marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.


“Me këto veprime i pandehuri Q.A dyshohet se ka kryer veprën penale trafikim me njerëz. Gjykata në këtë çështje juridiko penale, ka caktuar disa herë shqyrtim gjyqësor ku të bashkëpandehurit të tjerë kanë ardhur rregullisht, mirëpo i pandehuri Q.A nuk ka ardhur asnjëherë me arsyetim se i njëjti gjendet në botën e jashtme andaj, gjykata për të njëjtin ka lëshuar urdhëresë për sjelljen e tij në gjykatë, pastaj ka lëshuar letër rreshtim vendor, si dhe letër rreshtim ndërkombëtar, me ç ‘rast me datë 14.08.2019, i njëjti nga pjesëtarët e Stacionit Policor në Pejë është sjellë në gjykatë sipas letër rreshtimit ndërkombëtar dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori