LAJMI I FUNDIT:

Thënie brilante të Albert Einsteinit

Thënie brilante të Albert Einsteinit

Pardje ishte 137-vjetori i lindjes së Albert Einsteinit. Këto thënie brilante të tij nuk kanë të bëjnë aspak me formulën gjeniale E=mc2, por me jetën dhe gjërat për të cilat çdo ditë duhet të mësojnë.

Për mungesën e talentit: “Unë nuk kam ndonjë talent të veçantë. Unë jam thjesht një kureshtar me pasion të madh”.


Për paradoksin e tij të jetës: “Për të më ndëshkuar mua për mospërfilljen time të autoritetit, fati më ka bërë autoritar vetë”.

Për racizmin: “Ka një ndarje mes njerëzve me ngjyrë dhe njerëzve të bardhë në Shtetet e Bashkuara. Kjo ndarje nuk është sëmundje e njerëzve me ngjyrë. Është sëmundje e njerëzve të bardhë dhe nuk kam ndërmend të mos e ngre zërin për këtë”.

Për luftën: “Ju nuk mund të parandaloni apo të përgatiteni për luftë. Parandalimi i luftës kërkon më shumë besim, kurajo dhe zgjidhje se sa nevojitet për ta përgatitur një luftë”.

Kur u pyet nëse e konsideron veten gjerman apo hebre: “E shoh veten si burrë. Nacionalizmi është një sëmundje infantile. Është fruthi i njerëzimit”.

Mbi të qenit i famshëm: “Kulti i personaliteteve individualist është gjithnjë, sipas mendimit tim, i pajustifikueshëm. Për të qenë të sigurt, është natyra ajo që shpërndan dhuratat në mënyra të ndryshme në mesin e fëmijëve të saj. Por, ka shumë nga ata njerëz të mirë që, falë Zotit, jam plotësisht i bindur se jetojnë në qetësi. Është e padrejtë që disa persona të marrin admirime të kota, duke i atribuuar superfuqi njerëzore.

Për mbijetesën: “Po ia dal shumë mirë, duke ditur që arrita t’i mbijetoj nazizmit dhe dy bashkëshorteve”.

Mbi arsimin: “Shkolla dështoi me mua dhe unë dështova me shkollën. Më mërziste. Mësueset silleshin si rreshtere. Unë doja të mësoja çfarë doja unë të dija, por ata donin që unë të mësoja për provime. Çfarë urreja më shumë ishte sistemi konkurrues dhe sidomos sportet. Për shkak të saj nuk isha i vlefshëm dhe shumë herë më sugjeronin të largohesha. Kjo ishte një Shkollë Katolike në Munih. E ndjeva që etja ime për dije ishte mbytur nga mësuesit e mi. Notat ishin vetëm një matje. Si mund ta kuptojë një mësues një të ri me këtë sistem të tillë”?

Mbi rrugë të tjera në karrierë: “Nëse nuk do isha fizikan, do të isha muzikant. Unë shpesh mendoj për muzikën. I jetoj ëndrrat e ditëve të mia në muzikë. E shoh jetën time në brendësi të muzikës. Nuk mund të them nëse do të kisha arritur të bëja ndonjë punë kreative të rëndësishme në muzikë, por mund të them që marr gëzimin më të madh në jetë nga dëgjimi i violinës”.

Për kuptimin e jetës: “Cili është kuptimi i jetës njerëzore, apo i jetës organike? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje nënkupton një fe. Një njeri që e sheh jetën e tij apo të krijesave të tjera si të pakuptimtë nuk është vetëm për të ardhur keq, por pothuajse i skualifikuar për jetën”.

Për falënderimet dhe lëvdatat: “Mënyra më e mirë për t’ju shmangur efektit korruptues të lëvdatave është të vazhdosh të punosh”.

Mbi leximin: “Leximi pas një moshe të caktuar e largon mendjen shumë nga ndjekjet e saj krijuese. Çdo njeri që lexon shumë dhe e përdor trurin e tij shumë pak bie në zakonin dembel të të menduarit, ashtu si çdo njeri që shpenzon shumë kohë në teatër që kënaqet duke parë veprën që krijohet në vend që të jetojë jetën e tij”.

Mbi fenë: “Gjëja më e bukur që ne mund të përjetojmë është misteriozja. Është burimi i të gjithë artit dhe shkencës së vërtetë. Ai për të cilin emocionet janë të huaja dhe të panjohura, dhe nuk ndalet një sekondë të pyes veten dhe të qëndrojë i mahnitur, është si një i vdekur. I ka sytë e mbyllura. Misteri i jetës i ka dhënë jetë edhe vetë fesë. Dija dhe ndjenja janë në qendër të fesë së vërtetë. Në këtë kuptim unë i përkas radhës së njerëzve me devotshmëri fetare”.

Mbi foshnjat: “Nëse unë do të filloja të kujdesesha për foshnjën tim, nuk do të jem më vetja ime”.

Mbi të qenit i vetmuar: “Unë në të vërtetë jam një udhëtar i vetmuar dhe kurrë nuk i kam përkitur vendit tim, shtëpisë time, shokëve të mi, apo qoftë edhe familjes time me gjithë zemër. Kurrë nuk e kam humbur ndjenjën e distancës dhe nevojën për vetmi”. /Tirana Observer/