LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti në Greqi, banorët e kaluan natën në makina dhe rrugë – disa pamje që tregojnë momentin e dridhjes së tokës

Tërmeti në Greqi, banorët e kaluan natën në makina dhe rrugë – disa pamje që tregojnë momentin e dridhjes së tokës

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter goditi mbrëmjen e djeshme Greqinë, lëkundjet e së cilës u ndjenë edhe në disa qytete të Shqipërisë, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Sipas mediave greke, shkruan BalkanWeb, epiqendra e tërmetit ka qenë në Follorinë, ndërsa thellësia ishte 14.1 km.


Banorët janë tronditur së tepërmi nga tronditjet e forta, që sipas tyre zgjatën për sekonda të tëra.

Ata e kanë kaluar natën në makinë dhe në ambientet e jashtme, duke braktisur kështu nga frika banesat e tyre.

Mediat greke kanë publikuar edhe momentet teksa lëkundjet nisin të ndihen, ndërsa janë dokumentuar edhe dëmet. /bw/