LAJMI I FUNDIT:

Sommer duket se do të kalojë Buffonin dhe shumë portierë të mëdhenj me rekordin e Serie A

Sommer duket se do të kalojë Buffonin dhe shumë portierë të mëdhenj me rekordin e Serie A

Portieri i Interit, Yann Sommer, ka shansin të kalojë legjendën e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe portierin e Lazios, Ivan Provedel, për më shumë ndeshje pa pranuar gol brenda një sezoni në Serie A.

Portieri 35-vjeçar zviceran mbërriti te Nerazzurrët verën e kaluar nga Bayern Munich në një marrëveshje me kosto të ulët, duke zëvendësuar Andre Onanën pas transferimit të madh te Manchester United.

Sommer bëri përshtypje menjëherë me Interin dhe ka vazhduar të shkëlqejë gjatë gjithë këtij sezoni, edhe pse nuk mundi ta ndihmoj më shumë ekipin në humbjen e tyre të dhimbshme me penallti në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit.


Në 21 ndeshje nuk ka pranuar gol, Sommer tregon sekretin
Lexo po ashtu Në 21 ndeshje nuk ka pranuar gol, Sommer tregon sekretin

Gazzetta dello Sport detajon se si Sommer ka shansin për të arritur rekordin për numrin më të madh të portave ​​të paprekura në një sezon të vetëm të Serie A, pasi ka siguruar tashmë 17 sosh me 10 ndeshje të mbetura deri në fund të edicionit.

Rekordi për më shumë porta të pastra në një sezon të vetëm është 21, i vendosur nga Fabio Cudicini me Milanin, Sebastiano Rossi me Milanin, Buffon me Juventusin, Morgan De Sanctis me Romën dhe Provedel me Lazion.

Sommer tani i duhet të mbajë vetëm edhe pesë herë të tjera portë e paprekur në 10 ndeshjet e ardhshme të Serie A për të arritur rekordin e padiskutueshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori