LAJMI I FUNDIT:

Skandali i lahutës i Ministrisë pa Kulturë: Paaftësi, injorancë dhe kob për kulturën shqiptare

Skandali i lahutës i Ministrisë pa Kulturë: Paaftësi, injorancë dhe kob për kulturën shqiptare

Albert V. Nikolla

Lahuta është vegla më e vjetër muzikore e njerëzimit dhe, sipas specialistëve të muzikës, i takon Epokës Paleolitike.


Ka disa elementë që ja vërtetojnë vjetërsinë: Fijet e bishtit të kalit të gërshetuara në një të vetme (pra kur ajo është përdorur nuk kishte lindur akoma teli i metalit), druri i manit dhe i qershisë i kombinuar në një kombinim dekorativ, si dhe përdorimi i lëkurës së rrëqebullit (zakon ky vetëm tek shqiptarët), për t’i dhënë një timbër të veçantë melodisë… element ky që na tregon se jemi akoma në fazat e njeriut gjuetar.

Është një vegël muzikore ilire, së paku 9,000 vjeçare që haset në Malësinë e Dukagjinit, në Mirditë, Mat e Dibër, deri në zonat jugore të Shqipërisë me emrin “Llauta”. Në Muzetë shqiptare ruhen disa versione të lahutave të vjetra, por edhe në koleksionet personale të disa familjeve të vjetra shqiptare.

Për fat të keq, asnjë qeveri nuk ka financuar krijimin e muzeve të veglave popullore nëpër rrethe, ku sigurisht lahuta dhe cyrla e Jugut si bashkëmoshatare do të ishin mbretëreshat e traditës së lashtë muzikore shqiptare (Lahutë në shqipen e vjetër gege shpjegohet si “La + Hut = të lë të hutuar, të mahnit).

Në gazetën “Shekulli”, të datës 5 Dhjetor 2018, u botua edhe një reagim i Ministrisë e Kulturës në lidhje me lajmin se Lahuta (që në serbisht quhet gusla) po përvetësohet nga serbët, të cilët kanë një version më modern të saj, një version mesjetar, i cili duhet ta ketë fillimin aty nga shekulli i VII-të, kur fiset ilire te Paonisë nisën të përzien me fiset sllave, të ardhura nga Veriu i Evropës, nga zona balto-sllave, në territorin e sotëm të vendeve baltike. Kjo, sipas shkencës zyrtare të bazuar në punimet shkencore të gjuhëtarit të madh gjerman Franz Bopp, i cili është marrë me etnogjenezën e gjuhëve dhe popujve. Gjithsesi, Lahuta shqiptare është më primitive, pasi ata kanë ruajtur variantin e vjetër 9,000-vjeçar.

Ne deklaratën zyrtare thyhet se “Asnjë vendim nuk është marrë dhe në asnjë rast Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale të UNESCO-s nuk është shprehur, siç cilësohet gabimisht në disa media, se ‘lahuta nuk është shqiptare por serbe’”. Por, megjithëse vendimi nuk ka qenka marrë, ministrja e zonjës Kumbaro sqaron se: “Në sesionin e 13-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale u bë regjistrimi i nominimit ‘Të kënduarit në shoqërimin e Gusle’ (instrumenti që në shqip quhet lahuta) prezantuar nga Serbia, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit”. Sipas kësaj logjike atëherë i takon që dhe spanjollët ti regjistrojnë Piramidat Acteke të Meksikës si pasuri Spanjolle të njerëzimit, pasi në këtë vend tani flitet spanjisht!

Kemi të bëjmë me një praktikë falsifikimi të paprecedentë. Në deklaratën zyrtare bëhet një hyrje e butë në skandal, thuhet se: “Ministria e Kulturës, ashtu sikurse u theksua edhe në këtë mbledhje nga delegacioni i Shqipërisë, vë sërish në dukje se: “Praktika kulturore e ‘Të kënduarit me lahutë’ është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci etj.’”.

Është për të qeshur dhe për të qarë, Ministria jonë e Kulturës nuk guxon as të thotë se lahuta përdoret në të gjitha zonat e Ballkanit ku në antikitet kanë jetuar ilirët, paraardhësit e shqiptarëve. Cinizmi i deklaratës shkon deri atje sa thuhet se: “Të kënduarit me lahutë është nga ato raste kur mund të zbatohet propozimi shumëkombësh bazuar në faktin se ato vende ndajnë praktikën kulturore në fjalë si një traditë historike dhe dukuri kulturore të gjallë dhe asnjë vend nuk përjashton tjetrin.”

Pra, zonja Kumbaro dhe stafi i saj i luten Serbisë të mos na përjashtojë nga një trashëgimi kulturore tipike ilire (shqiptare). A mund të gjendet ndonjë poshtërim më i madh për racën shqiptare sesa kjo. Ligësia e kësaj deklarate shkon deri në ekstrem, kur ajo tallet me shqiptarët duke vazhduar: “Ministria e Kulturës së Shqipërisë është tashmë në kontakt zyrtar me Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi për të vijuar me vullnet të përbashkët procedurën për zgjerim të pjesëmarrjes në këtë regjistrim edhe të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Evropës Juglindore, që kanë dëshirë t’i bashkohen këtij procesi për këtë aset kulturor specifik”.

Kjo deklaratë e bën fakt të Kryer, se Lahuta (Gusla) është njohur tashmë si pjesë e trashëgimisë kulturore Serbe, por ne duhet të negociojmë që të shkëpusim ndonjë copë “lavdi” nga kjo vegël muzikore Iliro-shqiptare mbi 9,000 vjeçare. Ndyrësia vazhdon me shmangie të paskrupullt nga e vërteta e hidhur. Harrohet Lahuta dhe fillon deklaratat me vetëmburrje për punën e bërë: “Çdo vend ndjek prioritete të ndryshme në punën përgatitore për regjistrimin e pasurive kulturore në listat e trashëgimisë botërore dhe aktualisht Shqipëria është në fazën përfundimtare të procesit të regjistrimit të dosjes së pasurisë kulturore dhe natyrore të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërkohë që ka në proces përgatitjen e propozimeve për regjistrim në listat përkatëse disa pasuri të tjera materiale dhe jo materiale, si për shembull, Parku Arkeologjik i Apolonisë”.

Ministrja Kumbaro nuk është e thënë që të jetë specialiste e të gjitha fushave, por së paku ajo duhet të ketë njohuritë elementare të administrimit të pasurive të kulturës shpirtërore dhe materiale të popullit shqiptar, pasi ka bërë betim mbi kushtetutën e Shqipërisë… Zgjedhja e specialistëve për çdo fushë është përgjegjësi direkte e saja. Zonja Kumbaro që nga koha që është bërë ministre, nuk ka hartuar asnjë listë të pasurive etno-kulturore, si ta zëmë lahuta, curla, tamburi, regjistrimi i gjuhës primitive gege në zonën e Thethit, krijimi i muzeve të veglave muzikore, i muzeve të veshjeve nacionale, shpallja e zonës së Thethit si pasuri natyrore botërore. Unë nuk kam njohur ndonjëherë ministre Kulture me më pa kulturë sesa zonjën Kumbaro. Pikësëpari, Ministria e Kulturës duhet të na sqarojë saktësisht nëse gusla serbe është shpallur përfundimisht Pasuri e Trashëgimisë Botërore ardhur nga Serbia. Po qe shpallur, nevojitet në mënyrë urgjente të depozitohet nga avokatët e shtetit shqiptar materiali për në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-se për falsifikim dhe vjedhje të trashëgimisë kulturore të një populli tjetër. Nëse çështja është në diskutim, Shqipëria duhet të refuzojë pranimin e Lahutës si pasuri shpirtërore e popullit serb.

Për mbrojtjen e kësaj çështje, gjithçka është e thjeshtë dhe e dokumentuar, hartat greko-romake dhe ato bizantine, dhe të dhënat që na japin Herodoti, Straboni, Ana Komnena etj., na vërtetojnë se në territoret ballkanike ka pasur vetëm popullsi Ilire, pra shqiptare, dhe se serbët kanë filluar të instalohen si kolonizatorë në Ballkan duke filluar nga shekulli i VII-të, për të vazhduar deri në shekullin e XIII-të pas Krishtit. Vetë fjala serbe Gusla, nuk është gjë tjetër veçse bashkimi i dy fjalëve të gegërishtes primitive (“Gu = gjuhë dhe s(ê)’ la = se la, dmth: “gjuhën që lë = dmth këngë”).

Sigurisht që serbët e kanë marrë versionin e ilirëve paonë, pas asimilimit të tyre… Po të qe se gusla është një vegël muzikore sllave, atëherë do ta kishin edhe rusët, çekët, sllovakët dhe ukrainasit… Ajo haset vetëm ne territoret ku kanë banuar Ilirët… Nëse UNESCO, pranon një krim të tillë, gjëja më e pakët është që ministrja Mirela Kumbaro duhet “të flaket” për paaftësinë dhe injorancën e saj të tmerrshme, të kobshme, shkatërruese për kulturën tonë mbarëkombëtare.

Nuk është çudi, që qeveria Rama t’i rezistojë rënies nga Astriri, por të rrezohet nga “skandali i lahutës”. Shqiptarët nuk do t’ia falnin një skandal aq të kobshëm. Do të ishte rënia më qesharake që mund të pësonte një qeveri…

Në trend Kultura

Më shumë
Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave

Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave

Skulptura
INTIME

INTIME

Poezi
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

Kulture
Thënie për gruan: Të arsimosh një femër do të thotë të arsimosh një shoqëri

Thënie për gruan: Të arsimosh një femër do të thotë të arsimosh një shoqëri

Fjala+
PAGJUMËSI

PAGJUMËSI

Poezi
DREJTËSIA!

DREJTËSIA!

Fjala+
Kalo në kategori