LAJMI I FUNDIT:

Si ka arritur Japonia të eliminojë pothuajse plotësisht vdekjet nga të shtënat me armë

Si ka arritur Japonia të eliminojë pothuajse plotësisht vdekjet nga të shtënat me armë

Diskutimet për kontrollin e armëve shfaqen sa herë që ka të shtëna, sidomos masive, që tërheqin vëmendjen në SHBA.

Dhe një debat i tillë vjen edhe pas sulmit të fundit, kur të martën, një 18-vjeçar qëlloi për vdekje 21 persona, përfshirë 19 fëmijë, në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas.


Madje, “Gun Violence Archive”, një organizatë e pavarur për mbledhjen e të dhënave, ka numëruar 212 të shtëna masive që kanë ndodhur deri më tani këtë vit, deri të martën në SHBA, përcjell Telegrafi.

Kjo organizatë përkufizon “të shtëna masive” si një incident në të cilin katër ose më shumë njerëz u qëlluan ose u vranë, duke përjashtuar sulmuesin.

Po sipas kësaj organizate, SHBA e mbylli vitin 2021 me 693 të shtëna masive. Një vit më parë pati 611. Dhe gjatë vitit 2019 kishte 417.

Sulmi që la disa të vdekur në Teksas: Një nxënës kujton se si i armatosuri hyri në klasë – mësuesja përshkruan ’35 minutat më të gjata të jetës së saj‘
Lexo po ashtu Sulmi që la disa të vdekur në Teksas: Një nxënës kujton se si i armatosuri hyri në klasë – mësuesja përshkruan ’35 minutat më të gjata të jetës së saj‘

Si pasojë, një nga pyetjet më të shpeshta që edhe kësaj radhe shtrohet është: Si mund ta parandalojë SHBA-ja që kjo të mos ndodhë vazhdimisht?

Në këtë drejtim, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, megjithëse SHBA-ja nuk ka ndonjë vend “me të cilin mund të krahasohet”, diku tjetër në botë, disa vende kanë ndërmarrë hapa që mund të ofrojnë një dritare se si duket kontrolli i suksesshëm i armëve.

Japonia, për shembull është një vend me 127 milionë banorë në të cilin vdekjet vjetore nga vrasjet rrallëherë arrijnë në më shumë se dhjetë.

“Që kur armët hynë në vend, Japonia ka pasur gjithmonë ligje të rrepta për armët”, ka thënë për BBC, Iain Overton, drejtor ekzekutiv i “Action on Armed Violence”, një grup britanik.

Sipas tij, “ata janë kombi i parë që imponuan ligje për armët në të gjithë botën dhe kjo vendosi një themel që thotë se armët me të vërtetë nuk duhet të luajnë një rol në shoqërinë civile”.

Japonia është një vend me “rregullore mbi rregullore”

Sipas shkrimit të Business Insider, përcjell Telegrafi, suksesi i Japonisë në frenimin e vdekjeve nga armët është i lidhur ngushtë me historinë e saj.

Pas Luftës së Dytë Botërore, pacifizmi u shfaq si një nga filozofitë dominuese në vend.

Policia filloi të mbante armë zjarri vetëm pasi trupat amerikane i bënë ato, në vitin 1946, për hir të sigurisë.

Është shkruar gjithashtu në ligjin japonez, që nga viti 1958, se “asnjë person nuk duhet të posedojë armë zjarri ose shpatë”.

Qeveria që atëherë e ka “zbutur” ligjin, por fakti që Japonia miratoi kontrollin e armëve nga gjendja e ndalimit është i rëndësishëm.

Është gjithashtu një nga faktorët kryesorë që ndan Japoninë nga SHBA, ku Amendamenti i Dytë i lejon njerëzit të kenë armë.

Nëse japonezët duan të kenë një armë, ata duhet të ndjekin një seancë mësimore gjatë gjithë ditës, të kalojnë një test me shkrim dhe të arrijnë të paktën 95% saktësi gjatë një testi në poligon.

Pastaj ata duhet të kalojnë një vlerësim të shëndetit mendor, i cili bëhet në një spital, dhe të kalojnë një kontroll rreth të kaluarës së tyre, në të cilin qeveria bën kërkime mbi dosjen e tyre kriminale dhe interviston miqtë dhe familjen.

Ata mund të blejnë vetëm pushkë gjahu dhe pushkë ajrore – jo pistoletë – dhe çdo tre vjet ata duhet të “rifuten në një proces vlerësimi”.

Japonia ka përqafuar gjithashtu idenë se më pak armë në qarkullim do të rezultojë në më pak vdekje.

Çdo prefekturë – e cila varion në madhësi nga gjysmë milioni banorë deri në 12 milion banorë – mund të operojë maksimumi tri dyqane armësh; dhe kur pronarët e armëve vdesin, të afërmit e tyre duhet të dorëzojnë armët e zjarrit të anëtarit të vdekur.

Roli i besimit të ndërsjellë

Sipas vlerësimit të Business Insider, përcjell Telegrafi, rezultati është një situatë ku qytetarët dhe policia rrallë mbajnë ose përdorin armë.

Policia jashtë detyrës nuk lejohet të mbajë armë zjarri dhe shumica e takimeve me të dyshuarit përfshijnë një kombinim të arteve marciale ose armëve goditëse.

Kur sulmet japoneze bëhen vdekjeprurëse, ato përgjithësisht përfshijnë goditje me thikë fatale.

Në korrik të vitit 2016, për shembull, një sulmues vrau 19 persona në një objekt strehimi për personat me aftësi të kufizuara.

Një mësues dhe 14 nxënës të vrarë – detaje dhe pamje, momenti kur sulmuesi i afrohej shkollës fillore në Teksas
Lexo po ashtu Një mësues dhe 14 nxënës të vrarë – detaje dhe pamje, momenti kur sulmuesi i afrohej shkollës fillore në Teksas

Dhe Japonia rrallë sheh kaq shumë viktima nga armët në një vit të tërë.

Siç vlerësohet më tej, kontrolli i armëve në Japoni, i kombinuar me respektin mbizotërues për autoritetin, ka çuar në një marrëdhënie më harmonike midis civilëve dhe policisë sesa në SHBA.

Policia, duke zgjedhur të përdorë forcën jovdekjeprurëse ndaj njerëzve, krijon frikë më pak të përhapur në publik se ata do të vriten.

Si rezultat, edhe njerëzit ndjejnë më pak nevojë për t’u armatosur.

Ndërkohë, SHBA-ja ka një forcë policie më të militarizuar që përdor armë automatike dhe makina të blinduara – ku ekziston gjithashtu një besim më pak i përhapur ndërmjet njerëzve (dhe ndërmjet njerëzve dhe institucioneve).

Sidoqoftë, vlerësohet në fund të shkrimit, qasja e Japonisë do të ishte diçka e vështirë “për t’u përshtatur në kulturën amerikane të armëve”, por ndoshta mund të sigurojë një pikënisje për frenimin e dhunës së pakuptimtë që është bërë si një “njollë e zezë” e jetës në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori