LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Shërbimet e urgjencës në Gazë njoftuan se kanë nxjerrë trupat e të paktën 50 palestinezëve nga një varr masiv pranë Kompleksit Mjekësor Nasser në qytetin jugor të Khan Younis.

Ndërkohë, ushtria izraelite thotë se forcat e vendit janë vendosur përgjatë kufijve të Izraelit në një përpjekje për të rritur sigurinë në vend përpara Pashkëve hebraike.


Bëhet e ditur se ekipet e mbrojtjes civile janë duke kryer një operacion kërkimi me disa raporte që sugjerojnë se në atë zonë mund të ketë deri në 150 trupa të varrosur, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, forcat izraelite u tërhoqën nga Khan Younis dy javë më parë pas muajsh luftime të ashpra për të çrrënjosur Hamasin, sulme këto që e shndërruan pjesën më të madhe të qytetit në gërmadha.

Ndërsa tash një prej qyteteve cak i ushtrisë izraelite është edhe Rafahu ku së fundmi u vranë 22 persona, përfshirë 18 fëmijë.

Pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare, izraelitët kanë kërcënuar se do të nisin një ofensivë tokësore në Rafah ku thuhet se Hamasi po mban pengjet izraelite dhe e ka bazën e udhëheqjes së grupit me të paktën katër batalione.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do t’i jap “goditje të dhimbshme” Hamasit dhe do të rris “presionin ushtarak e politik” për të liruar pengjet e mbetura.

“Ne nuk do të ndalemi për asnjë moment në misionin për t’i kthyer pengjet në shtëpi”, tha Netanyahu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori