LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrohet ndërtesa e konsullatës iraniane në Damask, vritet një komandant i Gardës Revolucionare

Shkatërrohet ndërtesa e konsullatës iraniane në Damask, vritet një komandant i Gardës Revolucionare

Ndërtesa e konsullatës iraniane në Damask të Sirisë është “shkatërruar”, raportojnë mediat shtetërore të Iranit.

Madje thuhet se një epror i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit është vrarë, kurse ambasadori ka shpëtuar, transmeton Telegrafi.


Raportohet se katër persona tjerë kanë humbur jetën, e burime brenda organeve libaneze të sigurisë që folën për Reuters sikurse edhe për agjencinë iraniane të lajmeve Tasnim, pretendojnë se ishte një sulm ajror i kryer nga Izraeli, transmeton Telegrafi.

Madje thuhet se komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit që u vra në këtë sulm në konsullatën e Teheranit në Damask, është Mohammad Reza Zahedi.

Tym i zi është parë duke u ngritur në qiell nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar, kurse ekipet emergjente janë parë në vendin e ngjarjes në Mezzeh të kryeqytetit të Sirisë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka thënë se nuk komentojnë raportimet e mediave të huaja. Televizioni shtetëror sirian ka konfirmuar se ndërtesa e konsullatës është sulmuar.

Fillimisht mediat iraniane raportojnë se një ndërtesë afër ambasadës ishte goditur. /Telegrafi/