Me dhjetëra qytetarë serbë, kryesisht të rinj kanë protestuar sot, në veri të Mitrovicës, kundër dhunës politike, vrasjeve dhe sistemit të padrejtë.
Protesta është mbajtur në sheshin “Mbreti Kral”, me sloganin “1 nga 5 milionët”, ndërkaq ka filluar në ora 18:00.
Njëri nga organizatorët, Marko Jakshiq, para protestuesve tha se organizatorët e kësaj proteste janë të guximshëm, pasi i janë nënshtruar presioneve të ndryshme nga Serbia.
Jakshiq kërkoi që të dihet njëherë e përgjithmonë se kush janë vrasësit dhe urdhëruesit e vrasjes së ish-kryetarit të SDP-së, Oliver Ivanoviqit.
Ai gjithashtu theksoi se viteve të fundit në Serbi, ata nuk ndjehen të lirë.
“Ne të cilët vendosëm që të organizojmë këtë protestë kemi qenë të guximshëm sepse i jemi nënshtruar presioneve. Këtu jemi tubuar që të nderojmë Oliver Ivanoviq, i cili humbi jetën tragjikisht. Duam të dimë kush janë vrasësit dhe urdhërdhënësit e vrasjes së tij. Këto vitet e fundit në Serbi, nuk kemi liri. Nëse për shkak të një shëtitjeje i tërë aparati shtetërorë i Serbisë është këtu pesë ditë që të ushtroj presion, që njerëzit të ftohen pas asnjë bazë, atëherë ne kemi humbur thellë rrugën. Mendoj që secili prej nesh ka të drejtë që të mendoj lirshëm, të shpreh qëndrimin e tij dhe të zgjedh lirshëm atë që dëshiron ta përfaqësoj”, ka thënë Jakshiq, raporton Telegrafi.
Ai po ashtu potencoi se nëse iu ndodh ndonjë gjë e keqe përgjegjës për këtë do të jetë, Marko Gjuriq.
“Dua të potencoj diçka se nëse i ndodh dikujt nga ne, çfarëdo gjëje e keqe përgjegjës do të jetë, Marko Gjuriq. Nuk ka më automjete të djegura, kërcënime, thyerje koke etj”, theksoi ai.
Ndërkaq, në këtë protestë mori pjesë edhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq ku bashkë me protestuesit vazhduan të ecin në drejtim të selisë së SDP-së, për të ndezur qirinj në kujtim të ish-liderit të kësaj partie, Oliver Ivanoviq.
Ndryshe, organizatorët e kësaj proteste për disa ditë kanë qenë të kritikuar nga Lista Serbe dhe drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'