LAJMI I FUNDIT:

“Secili njeri në Kosovë është i veçantë, dua që përmes filmit të bëhem zëri i tyre” – rrëfimi i Samir Karahodës, artistit që e çoi vendin tonë në Kanë

“Secili njeri në Kosovë është i veçantë, dua që përmes filmit të bëhem zëri i tyre” – rrëfimi i Samir Karahodës, artistit që e çoi vendin tonë në Kanë

I njohur fillimisht si fotograf, kinematograf e së fundmi edhe si regjisor, Samir Karahoda nga qyteti i Prizrenit, është kthyer në një nga personazhet më të suksesshëm në kinematografinë kosovare.

Derisa këtë kohë është përqendruar më shumë në industrinë e filmit, ai thuajse gjithë jetën ka qenë i zhytur në art e me një frymëzim të madh nga bisedat e përditshme dhe njerëzit e zakonshëm.


Dhe pikërisht ka qenë filmi nën pronësi të tij që e ka çuar Kosovën për herë të parë në Festivalin e Filmit në Kanë. Projekti, i metrazhit të shkurtër, “Pa vend” ishte në mesin e dhjetë shteteve që garoi në evenimentin e lartpërmendur dhe jo vetëm.

Samir Karahoda

Tani, po ashtu gjendet në mesin e pesë filmave të shkurtër të nominuar për çmimin e Akademisë Evropiane të Filmit.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Karahoda rrëfen pikënisjen dhe vijimësinë e karrierës, ndjesitë e të qenit në një festival madhështor, si ai i Kanës, e gjithashtu edhe për atë se çfarë do të thotë të jesh regjisor në një vend të vogël, sikur Kosova.

Telegrafi: Kohëve të fundit keni arritur suksese të mëdha në kinematografinë kosovare, si nisi rrugëtimi juaj dhe sa i vështirë ka qenë?

Në fakt prej kohësh punoi si fotograf dhe kinematograf, por si regjisor kam filluar të merrem vonë ku filmin e parë e kam punuar në vitin 2019 i titulluar “Në mes” i cili premierën e kishte në Berlinale ndërsa pas dy viteve realizova edhe filmin e dytë premiera botërore e të cilit u mbajt këtë vit në Festivalin e Filmit të Kanës. Normalisht që sukseset nuk vijnë edhe aq lehtë, duhet punë dhe përvojë e gjatë e në të njëjtën kohë edhe guxim për të bërë gjëra të reja dhe të mira.

Telegrafi: “Pa vend” u bë filmi i parë nga Kosova që garoi për ‘Palmën e Artë’ në Festivalin e Filmit në Kanë, si është pritur nga ana juaj?

Natyrisht që lajmi për pranimin e filmit tonë në Kanë ka qenë diçka historike si për mua ashtu edhe për komplet ekipin, protagonistët e filmit e po ashtu edhe për kinematografinë kosovare. Prezenca jonë në Kanë ka qenë një përvojë krejt tjetër nga shumë festivale që kam qenë pjesëmarrës më herët. Fakti që morëm pjesë për herë të parë si shtet kemi pasur edhe një trajtim shumë më ndryshe nga organizatorët e festivalit duke na promovuar në secilin rast të mundshëm, kjo ka qenë dicka e jashtëzakonshme për ne si ekip dhe për promovimin e filmit kosovar në përgjithësi.

Telegrafi: Ky film po ashtu ditë më parë u nominua edhe për çmimin e ‘Akademisë Evropiane të Filmit’ në Berlin – mendoni se do ketë një shpërblim të radhës?

Të qenit në mesin e 5 filmave më të mirë evropian veçse është një shpërblim, prandaj për mua edhe kjo mjafton duke e ditur rëndësinë dhe seriozitetin që ka kjo akademi. Pra në dallim prej Akademisë Amerikane të Filmit (Oscar) ku duhet të lobohet, të promovohet dhe të investohet për të bindur anëtarët të votojnë, Akademia Evropiane e Filmit është më e sinqertë në votim dhe shpërblimi është më meritor pasi që aty nuk aplikohen proceset sikurse në Amerikë, pra nuk duhet të investosh para dhe njerëz në promovim apo lobim, ata votojnë të pa ndikuar dhe besoj që është e drejtë dhe duhet të fitoj më i miri. Një arsye që mund të ndikoj negativisht është numri i vogël i anëtarëve kosovar apo shqiptar në Akademi dhe shumica prej tyre edhe nuk janë aktiv, pra nuk mund të votojnë, por meqenëse filmi është pranuar shumë mirë deri më tani nga audienca të ndryshme ndërkombëtare mendoj që gjasat i kemi të mira për të u shpërblyer.

Të gjitha lajmet nga Samir Karahoda
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Samir Karahoda

Telegrafi: Duke qenë si një nga filmat më të suksesshëm që keni realizuar, çfarë e bën kaq të veçantë?

Ka disa gjëra që e bëjnë filmin tonë më të veçantë, por mund të theksoj ndoshta më kryesoret duke filluar nga tregimi unik i cili bazohet në ngjarje të vërtetë, forma e realizimit pra është një formë jo e zakonshme e karakterit Doku/Fiction apo hibrid ku një histori nga pas lufta rrëfehet në 15 minuta në mënyrë autentike të thjeshtë e në të njëjtën kohë edhe delikate dhe e fundit edhe nga komentet e shumta që kam pranuar, fotografia vlerësohet si një pjesë kryesore përbërëse e komplet tregimit.

Telegrafi: Keni pasur përkrahje mjaftueshëm nga institucionet e Kosovës?

Në film asnjëherë nuk mjaftojnë fondet, gjithmonë ka hapësirë për tu shpenzuar sidomos për ata që punojnë në film. Ne kemi pasur përkrahje nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe ajo e Prizrenit sa i përket Institucioneve shtetërore, por vlen të theksohet që kemi pasur përkrahje edhe nga Tv Arte, Tv Yle dhe nga Mabetex Group. Por nëse e shikojmë në total, kemi arritur që me një buxhet modest të bëjmë një film të rëndësishëm për shoqërinë dhe vendin i cili film besoj që do të ketë rrugëtim të gjatë dhe do të vetëdijësoj shoqërinë tonë për disa tema që akoma na preokupojnë.

Telegrafi: Pandemia ka ndikuar dhe ka prekur thuajse secilën fushë, si e përshkruani në profesionin tuaj?

Në jetën e përditshme punoj si fotograf pothuaj gjatë gjithë pandemisë kam qenë i angazhuar, normalisht jo si në kohërat normale por prapë se prapë më është dashur të mbuloj aktivitete të ndryshme, pasi që shumica e aktiviteteve dhe ngjarjeve kanë qenë online. Fotografia ishte njëri prej mediumeve ku shumica e qytetarëve u njoftuan me ngjarjet që ndodhnin jashtë shtëpive të tyre, prandaj edhe unë isha shumicën e kohës jashtë shtëpisë duke mbuluar ngjarje të ndryshme.

Telegrafi: Çfarë do të thotë të jesh regjisor në një vend të vogël sikurse Kosova?

Në njërën anë je i kufizuar në shumë aspekte, në anën tjetër edhe pse jemi vend i vogël kemi shumë tregime të mbledhura dhe të pa treguara. Mendoj që është një momentum që duhet t’a shfrytëzojmë edhe si shtet por edhe ne si autor. Tashmë e gjithë bota janë në njohuri për kualitetin e kinematografisë Kosovare dhe interesimi është i madh për bashkëprodhime nga vende të ndryshme të botës. Mendoj që këtë moment i gjithë komuniteti duhet shfrytëzuar dhe duhet mbajtur kontinuitetin e sukseseve të tilla në film. Në qoftëse e kemi dëshmuar që në film jemi të mirë atëherë strategjia e institucioneve duhet të jetë që filmi duhet të jetë politikë me prioritet për promovimin e imazhit, kinematografisë dhe kulturës në përgjithësi. Po ashtu edhe temat që trajtohen kohëve të fundit janë tema që trajtojnë situatën reale që mendoj që japin kontribut në ndryshimin e gjërave në të mirë të shoqërisë.

Telegrafi: Nga çfarë frymëzohesh dhe si nis e përfundon një ditë e juaja?

Frymëzimin e marrë nga bisedat e përditshme me njerëzit e zakonshëm, secili njeri në Kosovë për mua është i veçantë dhe ka vlerë të njëjtë, andaj përmes filmit dua që të bëhem zëri i tyre dhe të trajtoj tema në të cilat shoh potencial që mund të kenë ndikim në ndryshim. Nuk kam asgjë të veçantë nga asnjë qytetar, ditën kur jam kthyer prej Kanës menjëherë ju kam kthyer realitetit të Kosovës duke fotografuar mbjelljen e drunjëve në një vend në Prishtinë, kjo është ajo që më pëlqen në Kosovë të jesh ai që je, pavarësisht se ku ke qenë edhe cka ke bërë prapë se prapë kënaqësia është të jesh në mesin e njerëve të zakonshëm pasi që tregimet janë te ata.

Cilat janë planet e juaja për të ardhmen, keni rrugës një tjetër projekt filmik?

Dëshira ime gjithmonë ka qenë të mirem me kinematografi dhe jo regji, shpresoj që në të ardhmen të jem më tepër i angazhuar si kinematograf pasi që puna si regjisor të bënë të jesh përballë shumë sfidave dhe është më e mundimshme dhe ka më tepër presion, sidomos nëse bëhesh pjesë e ngjarjeve të mëdha. Sa i përket projektit tjetër akoma nuk kam vendosur se çka dhe a do të trajtoj diçka në të ardhmen, i mbetet kohës dhe fatit se çfarë tregimi të ri do të më sjell.

Mesazhi apo porosia që do e përcillje për lexuesit e portalit Telegrafi?

Pavarësisht se ku jetojmë, a vlerësohemi apo nuk vlerësohemi, puna e mirë një ditë gjithsesi do të vlerësohet. Prandaj punoni më tepër e flisni më pak!. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori