LAJMI I FUNDIT:

Sancho, Grealish dhe lojtarët në listën e dëshirave të Solskjaer – formacioni i mundshëm i Unitedit në sezonin e ri

Sancho, Grealish dhe lojtarët në listën e dëshirave të Solskjaer – formacioni i mundshëm i Unitedit në sezonin e ri
Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Getty Images/Goal)

Edhe pse kriza e pandemisë së coronavirusit do të ndikojë në biznesin e transferimeve të klubeve, Manchester Unitedi megjithatë pritet të jetë aktiv.

Pasi e siguroi një vend të top-katërshe dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron përforcime.

Blerjet e mundshme të Unitedit gjatë verës

Jadon Sancho (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Anësori i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, kryeson listën e dëshirave të Solskjaer, megjithëse shuma prej 100 milionë eurosh vështirë se do të paguhet nga Djajtë e Kuq.


Krahas tij, në listën e dëshirave është një qendërmbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues.

Mbrojtësit që monitorohen: Nathan Ake (Bournemouth), Kalidou Koulibaly (Napoli) dhe Tyrone Mings (Aston Villa). Në mesfushë: Jack Grealish (Aston Villa) dhe Donny van de Beek (Ajax). Në sulm: Moussa Dembele (Lyon) dhe Harry Kane (Tottenham Hotspur).

Largimet e mundshme të Unitedit këtë verë

Jesse Lingard në ndeshjen ndaj Leicester Cityt (Foto: Oli Scarff/Pool via Getty Images/Guliver)

Mjafton të analizohen ndeshjet e fundit të Djajve të Kuq, ku shihet besimi që ka trajneri në formacionin startues dhe mosmbështetja në lojtarët që i ka në bankën rezervë.

Kjo e bën të qartë se Solskjaer nuk është i interesuar t’i ketë në dispocizion disa prej tyre dhe njëherësh nuk planifikon t’i kthejë futbollistet që janë të huazuar.

Kështu, listën e largimeve të Unitedit e përbëjnë: Jesse Lingard, Andreas Pereira, Phil Jones, Marcos Rojo, Chris Smalling e Alexis Sanchez.

Formacioni i mundshëm i Unitedit në sezonin e ri

(Foto: Goal)

Përkundër pritjes së transferimeve të reja, baza skuadrës së Manchester Unitedit në sezonin e ardhshëm pritet të jetë e njëjta. Dyshimi i Solskjaer do të jetë në portë, nëse do t’i besojë David de Gea apo do ta mbajë Dean Hendersonin.

Luke Shaw e ka besimin e trajnerit në mbrojtje, derisa Aaron Wan-Bissaka ka qenë një prej lojtarëve më të qëndrueshëm në sezonin që lamë pas. Në qendër të mbrojtjes, krahas Harry Maguire do të përfshihet njëri nga transferimet e reja.

Bruno Fernandes dhe Paul Pogba mbesin të paprekshëm në mesfushë (gjithmonë nëse mesfushori francez vendos të qëndrojë në Old Trafford), ndërsa para tyre mund të përshtatet Grealish në pozitën e ‘numrit 10’.

Marcus Rashford, Anthony Martial dhe Jadon Sancho në krah, pritet ta formojnë fazën ofensive të Djajve të Kuq. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori