LAJMI I FUNDIT:

RTVM-ja përplas LSDM-në me OBRM-PDUKM-në

RTVM-ja përplas LSDM-në me OBRM-PDUKM-në

Raporti financiar për Radio-Televizionin e Maqedonisë (RTVM) solli diskutim të ashpër në mes të deputetëve të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nëse LSDM-ja e ka fshi RTVM-në nga lista e kanaleve televizive, OBRM-PDUKM-ja i ndjek programet e saj. LSDM-ja akuzoi se RTVM-ja është shndërruar në zëdhënës partiak i OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së, edhe pse financohet me para të qytetarëve.


Nga ana tjetër, OBRM-PDUKM-ja deklaron se RTVM-ja punon në pajtim me rregullat dhe parimet mediale dhe imiton program cilësor, falë reforave kadrovike dhe teknike të zbatuara në vitet e fundit.

Ky debat lë të kuptohet se pozita dhe opozita kanë qëndrime diametralisht të kundërta rreth përmbajtejs së programit që RTVM-ja imiton, ndërkaq Këshilli programor i RTVM-së thotë se emisionet informative bëhen në pajtim me standardet e shërbyesve tjerë publik, që janë anëtare të Unionit Evropian të Radiodifuzionit./Telegrafi/