LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

I dërgojnë në Kosovë mbi një miliard euro çdo vit, por numri i saktë i kosovarëve që jetojnë jashtë vendit nuk dihet.

Llogaritet të jenë rreth 700 mijë, por gjatë një procesi që u përcoll me shumë kritika vite më parë, doli se diaspora kosovare ka rreth 400 mijë persona.


E, për t’u ditur numri i vërtetë, diaspora i ka dy mundësi për pjesëmarrje në regjistrimin e popullsisë: përmes familjarëve që jetojnë në Kosovë apo online përmes platformës ediaspora.rks-gov.net.

Pse është i rëndësishëm regjistrimi?

Përmes regjistrimit Kosova kupton, numrin, përbërjen dhe shpërndarjen e diasporës.

Shteti poashtu do të ketë të dhënë për moshën, gjininë, të dhëna rreth arsimimit, profesionin, gjininë dhe të dhëna rreth statusit socio-ekonomik të diasporës.

Këto të dhanë ndihmojnë që të përshtaten shërbimet konsullore, programet kulturore dhe iniciativat ekonomike për diasporën.

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Lexo po ashtu Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

“Nëse ne duam të hapim një konsullatë të re, duhet të kemi një bazë të mirë të të dhënave dhe në lokacionin ku duam të hapim konsullatën e re të kemi evidencën se kemi nevojë të hapim konsullatën në atë lokacion. Njëjtë vlen edhe për hapjen e ndonjë qendre kulturore”, ka deklaruar zëvendësministrja e diasporës Liza Gashi.

Pika më e rëndësishme është shfrytëzimi i diasporës për të avancuar raportet diplomatike me shtete ku është i përqendruar më i madh i diasporës.

Procesi i regjistrimit ka filluar me 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj.

Brenda kësaj periudhe secili qytetar i Kosovës mund të bëhet pjesë e procesit.

Fillimisht duhet hapur platforma ediaspora.rks-gov.net.

Kurti me thirrje për diasporën: Merrni pjesë në regjistrimin e popullsisë
Lexo po ashtu Kurti me thirrje për diasporën: Merrni pjesë në regjistrimin e popullsisë

Pastaj duhet të plotësohen të dhënat standarde për emrin, mbiemrin komunën e Kosovës etj.

Formulari për diasporën përfshinë edhe pyetje tjera si: Viti i largimit nga Kosova, shteti ku qëndron, arsyet e emigrimit etj.

Mbi të gjitha ky regjistrim do të jetë i rëndësishëm për të ditur numrin e qytetarëve në diasporë, edhe për shkak të migrimit të lartë në vitet e fundit.

Vetëm në vitin 2022 nga Kosova janë larguar më shumë se 40 mijë persona, kryesisht për qëllime punësimi./Radio Evropa e Lirë/