LAJMI I FUNDIT:

Raporti i QKSS: Kosovarët e shohin Gjermaninë si vendin më miqësor ndër vendet anëtare të BE-së

Raporti i QKSS: Kosovarët e shohin Gjermaninë si vendin më miqësor ndër vendet anëtare të BE-së

Sot, me datën 13 Qershor 2022, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka organizuar një konferencë diskutimi ku edhe ka publikuar të dhënat në kuadër të Barometrit të Sigurisë të

Ballkanit Perëndimor (BSBP) ku përmbledhen perceptimet e qytetarëve të Kosovës mbi integrimin në BE, bashkëpunimin rajonal dhe dialogun Kosovë-Serbi.


Të dhënat e BSBP mbi integrimin në BE tregojnë se qytetarët e Kosovës mbështesin fuqishëm procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, me 92 përqind të të anketuarve të BSBP që janë deklaruar pro anëtarësimit të Kosovës në BE, ndonëse 40 përqind prej tyre nuk janë optimistë se anëtarësimi i Kosovës do të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Në anën tjetër, progresi në zbatimin e kritereve për anëtarësim në BE u vlerësua dobët nga të anketuarit.

Fushat me vlerësimin më të lartë pozitiv të progresit janë forcimi i bashkëpunimit rajonal, liria e mediave dhe sigurimi i zgjedhjeve të lira e demokratike.

Progresi në sigurimin e një gjyqësori të pavarur, në luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar vlerësohet si kryesisht i kufizuar, ndërsa dialogu Kosovë-Serbi dhe depolitizimi i administratës publike shihen si fushat me progresin më të ulët për sa i përket kritereve për anëtarësim në BE.

Mediat e huaja i bëjnë jehonë deklaratës së kancelarit Scholz se Serbia duhet ta njoh Kosovën
Lexo po ashtu Mediat e huaja i bëjnë jehonë deklaratës së kancelarit Scholz se Serbia duhet ta njoh Kosovën

Të anketuarit nga BSBP e shohin Gjermaninë si vendin më mbështetës dhe miqësor ndaj Kosovës ndër vendet anëtare të BE-së, të pasuar nga Austria, Italia e Kroacia.

Ndikimi i Francës, Holandës dhe Hungarisë shihet më pak pozitiv, ndërsa ndikimi i Bullgarisë vlerësohet kryesisht si neutral.

Në anën tjetër, vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës si Greqia, Rumania dhe Spanja shihen si me ndikim më negativ.

Performanca e BE-së si lehtësuese e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk shihet si e kënaqshme nga qytetarët e Kosovës dhe shumica do të preferonin që rolin e ndërmjetësimit në dialog dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale me Serbinë ta merrte ShBA-ja.

Osmani: Kosova e bekuar me mbështetjen e kancelarit Scholz dhe miqësinë me Gjermaninë
Lexo po ashtu Osmani: Kosova e bekuar me mbështetjen e kancelarit Scholz dhe miqësinë me Gjermaninë

Ky është një tregues i krizës në rritje të besueshmërisë së BE-së në sytë e kosovarëve, kryesisht si rezultat i dështimit të realizimit të procesit të liberalizimit të vizave.

Për sa i përket perceptimeve të kosovarëve ndaj fqinjëve, Shqipëria perceptohet si vendi më miqësor, e pasuar nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Barometri i Sigurisë i Ballkanit Perëndimor”.

BSBP shërben si një instrument për të matur perceptimet e qytetarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë për çështje të ndryshme të lidhura me sigurinë, sundimin e ligjit, drejtësinë, bashkëpunimin rajonal dhe ndërtimin e paqes.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, sipas të dhënave të BSBP, 74 përqind e të anketuarve shprehin mbështetje ndaj këtij procesi.

Kurti: Vizita e kancelarit gjerman ishte historike
Lexo po ashtu Kurti: Vizita e kancelarit gjerman ishte historike

Sidoqoftë, shumica dërrmuese, respektivisht 69 përqind, mendojnë se dialogu deri tash nuk ka kontribuar asgjë në përmirësim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe vetëm 15% besojnë se dialogu ka përmirësuar këto marrëdhënie.

Si zgjidhje të dialogut, 3⁄4 e të anketuarve e shohin njohjen reciproke si të vetmen zgjidhje. Njohja reciproke pasohet nga krijimi i një marrëveshjeje që nuk konsiston me njohje por në anëtarësim

në organizatat ndërkombëtare e cila vlerësohet si zgjidhje kyçe nga nëntë përqind e respondentëve./Telegrafi/